Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë. Nisma 16+1 synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrësve, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Europian.
12 drejtimet ku synohet rritja e bashkëpunimit janë: energjia, infrastruktura, transporti, teknologjia, bujqësia, zonat ekonomike, shëndetësia, mjedisi, arsimi, kultura, financa, qeverisja lokale.
Në takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Kinës Li Keqiang, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, që shërbejnë si bazë për bashkëpunimin ekonomik e tregtar.
Kryeministri Rama e falenderoi homologun Li Keqiang për inkurajimin që jep qeveria kineze ndaj kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri, ku shembujt më të fundit janë kompania China Everbright që ka blerë TIA-n që menaxhon aeroportin e Rinasit dhe kompania Geo-Jade Petrolium Corporation që ka marrë në pronësi Bankers Petrolium.
Kryeministri Li Keqiang falenderoi kryeministrin Rama për bashkëpunimin dhe e siguroi atë se mbështetja e qeverisë kineze ndaj kompanive që investojnë në Shqipëri do të vazhdojë edhe në fusha të tjera, si energjia dhe infrastruktura.
Kina renditet sot si partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë me 7,7% të vëllimit të përgjithshëm tregtar.
hajde luan hajde!
e meriton kengen
“dy luane ka sot bota
nje azija
nje Europa
Li kinezi mu ne Kin
ne Tiran
Edwini Inë”!!!
Me vjen keq per kryeministrin se nuk kupton asgje cfare thuhet. E vetmja gje qe kupton eshte concesioni dhe sa perqind do me japesh mua.