Balla në Bruksel: Pa BE dhe SHBA nuk do kishim reformë në drejtësi. Duam rekomandim pozitiv për negociatat!

7 Nëntor 2016, 15:51Politika TEMA

Taulant Balla, në cilësinë e bashkekryetarit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, Bashkimi Europian-Shqiperi, i cili filloi punimet sot ne Bruksel, tha se qeveria shqiptare mirepriti vlerësimin nga ana e Bashkimit Europian në lidhje me progresin e qëndrueshëm për 5 prioritetet kryesore dhe “duam te nenvizojme mbështetjen e rëndësishme qe BE se bashku me SHBA ka dhene për miratimin e reformës në drejtësi”.

Balla tha se pa “ndihmën e tyre, pa ndihmën e BE-së, pa ndihmën e SHBA-së, nuk do të ishim sot këtu, për të treguar këtë arritje të rëndësishme që na bën krenar për atë që kemi bërë, por me besim për atë që mund të bëjmë të gjithë së bashku, në të ardhmen e afërt.”

Ne shpresojme se nëse zbatimi i vazhdueshëm i reformave kryesore dhe kryesisht reformës në drejtësi është një bazë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim,

Miratimi i reformes ne drejtesi është një bazë solide për të marrë rekomandimin.

Njëkohësisht dua të nënvizoj qartë, që për ne është jetike që të kemi një rekomandim …, që jemi të gatshëm sa më shpejtë për të hapur negociatat.

 

1 komente në “Balla në Bruksel: Pa BE dhe SHBA nuk do kishim reformë në drejtësi. Duam rekomandim pozitiv për negociatat!”

  1. says:

    E din kasapi be se s’therren fëmijët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje