Denar Biba: Nuk kemi kohë për votim elektronik, këtu njerëzit dhe teknologjia janë të pabesueshëm

7 Nëntor 2016, 10:10Politika TEMA

Kreu i ri i KQZ-së, Denar Biba, thotë se problemi i kryesor i zgjedhjeve në Shqipëri, është faktori njerëzor.

“Jo vetëm unë, por çdo qytetar shqiptar mendoj se e ka kuptuar që faktori njerëzor është problemi kryesor i menaxhimit të zgjedhjeve në vend, dhe jo mungesa e teknologjisë. Thelbësisht të politizuar dhe pa asnjë përgjegjshmëri qytetare, kryekëput të bindur ndaj forcave politike apo më saktë kandidatëve përkatës që i kanë zgjedhur, këta dritëshkurtër e kanë mbushur kupën. Mua nuk më mbetet veçse të përsëris vetveten, pasi prej kohësh kam kërkuar zëvendësimin e anëtarëve militantë të KZAZ dhe KQV me qytetarë të depolitizuar, siç e ka edhe bota e qytetëruar”, thotë ai për Shekullin.

Biba thotë se nuk ka kohë për votim elektronik.

“Teknologjia tek ne u pa si shpëtimtare, në mungesë të besimit reciprok më palëve pjesëmarrëse në zgjedhje, por nuk ka asnjë provë sot në botën e qytetëruar se besimi vjen nga teknologjia. Akoma më tej, zbatimi i proceseve si ato që ju përmendni në të gjithë vendin, kanë një kosto shumë të lartë dhe, mbi të gjitha, kërkojnë një familjaritet shumë më të madh nga ky që ka sot votuesi i zakonshëm shqiptar me teknologjinë. Këto nga ana tjetër kërkojnë kohë, kohë që, të paktën për zgjedhjet e 2017 nuk e kemi më”, vijon më tej Biba.

Sa i takon shpejtësisë së nxjerrjes së rezultatit, kreu i KQZ propozon kthimin në një model administrimi të disa viteve më parë, ku votat numërohen në Qendrat e Votimit, model i adoptuar së fundmi edhe në Kosovë:

Për shkak të gjeografisë sonë dhe rrugëve jo kudo të asfaltuara, vetëm transporti nga QV në ZAZ kërkon orë të tëra. Ndërkohë është bërë natë dhe njerëzit janë të lodhur pasi kanë qenë gjithë ditën në veprim. Numërimi nis, për t’u ndërprerë pas pak. E kështu për çdo zgjedhje. Shembulli i Kosovës, ku votat numërohen direkt në QV tërheq vëmendjen në mënyrë shumë pozitive. Zgjidhjet pra janë aty. Por duhet besim për t’i zbatuar”.

2 komente në “Denar Biba: Nuk kemi kohë për votim elektronik, këtu njerëzit dhe teknologjia janë të pabesueshëm”

  1. LORA says:

    Respekt per kete fillim te besueshem te punes se kreut Denar Biba te KQZ-se.
    Ndersa nuk ka prove ne bote se besimi I procesit te numerimit te votave vjen nga teknologjia ,,,ka prova te mjaftueshme se teknologjia te le ne rruge,sikurse precedenti I zgjedhjeve presidenciale te vitit 2000 ne Florida te SHBA-ve,,,ku iu kthye numerimit manual te votive.
    Gjithashtu prova me e pakontestueshme jane zgjedhjet e vitit 1991 ne Shqiperi,ku rezultati doli gjate nates 31mars 1 prill (si asnjehere ne vittet qe pasuan) dhe kur teknologjia nuk e njihte fare Shqiperine asokohe.
    Jam plotesisht dakort me kthimin e numerimit te votive ne qendrat e votimit,stafi I te cilave duhet te jete I
    mire-arsimuar dhe trajnuar me kuadrin ligjor te procesit.Historia e numerimit te votive ne zona,qe nis ne 2005 eshte nje histori turpi , shpesh kriminale,,,,dhe tejet torturuese per njerzit qe punojne ne to dhe popullit qe pret rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve.

  2. Dhi e zzgjebosur Shqypnia eme says:

    hahhahahaha, imagjino votim elektronik ne Afganistan……..Albanistani em i dashtun je i vecante nga pordhet …..ja more italise per plehrat dhe gjermanise nga ekonomia….
    _
    kesaj i thone te mbjellesh portokalle ne Tropoje dhe geshtenja ne Vlore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje