Nuk është një film horror, gjarpri shfaqet në avion gjatë fluturimit

7 Nëntor 2016, 15:55Sociale TEMA

Një video e publikuar nga pasagjerët e fluturimit 231 të linjës Aeromexico, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi tregon se si një gjarpër shfaqet papritur në avion.

Ai shihet teksa del nga hapësira për vendosjen e bagazheve, ndërsa pasagjerët përfshihen nga frika.

Avioni, i cili fluturonte drejt Meksikës, i është dhënë prioritet për t’u ulur për shkak të emergjencës në bord, ndërsa gjarpri është larguar nga stafi, pa lënduar asnjë nga të pranishmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje