Bekim Balaj nuk përmbahet.
Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë ka shënuar dje një dygolësh ndaj Zenitit, duke i dhënë Terek Groznit fitoren 2-1.
Tetë janë kështu golat e shënuar prej tij në kampionatin rus, duke e ngjitur atë në krye të listës së golashënuesve.
Pas tij, me po aq gola, vjen Smolov i Krasnodarit, por që dy prej tyre i ka shënuar me 11-metërsh.
Balaj dhe Roshi janë dy elementët më spikatës të Terek Groznit në këtë sezon.
Terek Grozni është sot në vend të tretë në kampionatin rus pas trembëdhjetë javësh. E kjo falë dhe golave të Bekim Balajt.