Nga Skifter Këllici
Prolog
Në ditën e tretë të Lojërave Olimpike që përfunduan në gusht të këtij viti në Rio De Zhaneiro, po ndiqja ndeshjen e futbollit midis Brazilit të madh dhe Irakut, që deri tani njihet në botë kryesisht për luftën 10- vje$are me Iranin në vitet 80-të të shekullit të kaluar, diktaturën aq të përgjakshme të Sadam Hyseinit që përfundoi me rrëzimin e tij dhe fillimin e luftës civile midis dasive fetare që kanë shkatuar dhe po shkaktojnë aq shumë viktima në këtë vend të martirizuar.
Mirëpo, $uditërisht, skuadra irakene përballoi uraganin brazilan që hovëzohej nga një stadium i përmbytur nga torsida, sic quhet tifozeria e këtij vendi, dhe e mbyllën ndeshjen me barazimin e merituar 0-0.
Gjatë ndeshjes pati dhe ndërpreje loje, Si$ ndodh jo rallë, që shkaktojnë zgjatjen e lojës për disa minuta pas kohës së regullt. Por këtë radhë gjyqtari dha një shtesë prej plot… 7 minutash! Jo vetëm kaq, por e përfundoi lojën pasi shtoi edhe 27 sekonda të tjera.
Dihet se “Rregullores Ndërkombëtare të Futbollit”, të hartuar që më 1862 nga anglezi Fring, i cili formuloi 10 rregullat e para, i janë shtuar vazhdimisht regulla të reja. Një ndër ta është dhe futja, pas shumë e shumë në funksion e teknologjisë, pra vendosja e kamerave për të saktësuar nëse topi ka kaluar ose jo plotësisht vijën e portës, që Anton Mazreku, babai i futbollit shqiptar, e quante “vija fatale”.
Por ka ardhur koha që futbolit t’i shtohen regulla te reja:
Koha e lojës së futbollit të saktësohet nga kronometri
Sipas “Rregullores së Futbollit” loja shtohet ne këto raste:
1-Kur gjatë ndeëshjes bëhen ndërrime;
2- Kur një futbollist dëmtohet;
3-Kur ai transportohet nga fusha e lojës;
4-Kur një futbollist kërkon qëllimisht të vonojë lojën;
5-Për arsye të tjera.
Zgjatja e kohës së lojës varet nga gjyqtari. Por, si$ e pamë në rastin e mësipërm ka pasur edhe raste kur, edhepse gjyqtari ka dhënë, p.sh., 4 minuta shtesë, (edhe kjo është e hamendësuar), loja ka zgjatur edhe më shumë, sepse edhe brenda periudhës së shtesës ka ndodhur që joja të ndërpritet përsëri për shkaqet e mësipërme. Madje, kjo ndodhi dhe para disa javësh gjatë ndeshjes “Inter- “Juventus”, të zhvilluar në stadiumin ‘San Siro” të Milanos, kur nga 4 minuta gjyqtari e zgjati lojën në 5 minuta e 35 sekonda!..Natyrisht për ndërprerjet gjatë kësaj shtese. Po përse 1 minutë e 35 sekonda të tjera mbi 4 minutat e mesipërme, kur atij i duhej më së pari të ndiqte veprimet e lojtarëve në fushë dhe njëkohësisht të shihte kronometrin të mbërthyer në ky$in e dorës?
Por ka ndodhur dhe mund të ndodhë që pikërisht gjatë kësaj “shtese mbi shtesë” të shënohet edhe gol, që logjikisht është i parregullt, përderisa loja po zgjatet më shumë se koha e shtuar dhe e treguar në tabelë nga gjyqtari i katërt.
Për mendimin tim, për të mënjanuar raste të tilla, duhet që koha e lojës në futboll të jetë EFEKTIVE, pra ashtu si në basketboll, futbollin amerikan, hendboll hokei mbi akull , hokei mbi bar, vaterpol…kur pas vërshëllimës së gjyqtarit, ose kur topi del jashtë, koha e lojës ndërpritet, për të rinisur, kur rinis edhe loja.
Me fjalë të tjera, gjyqtari ndjek lojën, kurse kohën e mat kronometristi. Madje koha tregohet edhe në orën e madhe të stadiumit, si në sportet e tjera, me kohë kronometrike që përmenda më sipër.
Në këtë mënyrë, do të mënjanohen të gjitha orvajtjet e lojtarëve ose portierëve që vonojnë lojën dhe për të cilat dënohen sipas rregullores me karton të verdhë.
Eufori e tepruar pas shënimit të një goli…
Sipas rregullores, gjyqtari i ndeshjes duhet që të shtojë sekonda gjatë kohës kur futbollisti që ka shënuar gol , jo vetëm që nxjerr fanellën dhe e tund në ajër, (për këtë veprim dënohët me karton të verdhe), por vrapon deri në tribunat e shikuesve, ku nuk mjaftohet me kaq, por kacaviret në hekurat që ndajnë tribunën nga pista, ose hapësira që rrethon fushën e lojës dhe përshendet tifozët; ose, në mungesë të pistës, shkon të flamuri i këndit, shtrihet atje për shtatë pale qejfe, i mbuluar nga shokë të skuadrës, ndërsa gjyqtari dhe lojtarët kundërshtarë presin si gjynahqarë që ata të kujtohen e të renditen në gjysmë fushën lojës, që do të nisë kështu nga qendra. Madje ka pasur raste që një ose disa lojtarë të skuadrës që shënon gol, nga euforia edhe kanë shkulur flamurin e këndit, dhe e kanë e përdorur kinse si kitarë, nën vështrimin e qetë të gjyqtarit. Në këto raste ai duhet duhet t’i japë atij oseatyre kartonin e verdhë.
Pas shënimit të një goli futbollisti me shokët e tij sigurisht ka të drejtë të shprehë gëzim, por brenda vijave kufizuese të fushës, madje të shkojë drejt rrethit të saj.
Ndaj, në regulloren e futbollit duhet shtuar shtuar një nen në bazë ,të të cilit gjyqtari të ndëshkojë futbollistët që kryejnë veprime të sipërpërmendura.
Goditja nga këndi i dytë
Dihet se kur një portier e largon topin nga porta dhe dërgon atë tutje vijës fundore, ashtu sikundër një veprim të tillë e bën një mbrojtës me këmbë, skuadra kundërshtare fiton të drejtën e një goditjeje këndi, (nga anglishtja corner).
Për mendimin tim, në rastse ky veprim kryhet prej tyre brenda zonës së rreptësisë duhet te jepet goditje këndi, pikërisht aty ku vija e kësaj zone kryqëzohet me vijën fundore. Në këtë mënyrë favorizohet skuadra sulmuese, kurse skuadra mbrojtëse duhet të tregojë kujdes që të mënjanojë sa më shumë largimin e topit në vijën fundore, brenda zonës së saj të rreptësisë, pra që të mënjanojë këndin e dytë, i cili i jep përparësi skuadrës kundërshtare për të shënuar. Ky rregull përfshihet në rregulloren e hokeit mbi bar. Pra, krahas këndit të madh, vihet në zbatim edhe këndi i dytë, ose i vogël.
E vetmja vështirësi në këtë rast është se flamuri i këndit të vogël mund të pengojë veprimet e futbollistëve, sepse ato janë më të shpeshta se veprimet pranë flamurit ekzistues të këndit. Por, duke marrë parasysh se shkopat e këndit janë sot plastikë, edhe kjo pengesë është plotësisht e mënjanueshme.
Për mbërthimet e futbollistëve kundërshtarë me duar në trup, në krahë, ose pas fanellës
Edhe në këtë rast në “Rregulloren e futbollit” duhet të shtohet një nen, sipas të cilit futbollistët që kryejnë veprime të tilla, të dënohen drejpërdrejt me karton të kuq dhe, nese ky veprim kryhet brenda zonës së rreptësisë, të jepet edhe një 11-metërsh, pavarësisht se aksioni zhvillohet në një hapësirë tjetër brenda saj, pra pa top.
Te lojtarët duhet të ngulitet fort mirë mendimi se ata përdorin në fushë këmbët dhe jo duart, se prandaj loja quhet futboll, pra topkëmbë.
Jo 11-meteërsh pas shtesës 2ë15 minuta
Mendoj se do tëishte mirë që në “Rregulloren e futbollit” neni i gjuatjes së 11 –metërshave, pasi ndeshja me gjithë shtesën 2×15 minuta përfundon në barazim, të zëvendësohet me aksione vetjake nga një pikë me largësi 20-25 metra drejt portës kundërshtare.
Nga pika e 11-mëtrëshit, si$ e pamë edhe në europianin e fundit të zhvilluar në Francë, ve$anërisht në ndeshjen Itali-Gjermani, nuk arritën të shënojnë edhe futbollistë të mëdhenj të të dyja skuadrave.
Mendoj se ne vend të 11-metërshave futbollistët e të dyja skuadrave të nisen nga një largësi prej 20- metrash me top dhe të përpiqen të shënojne gol ose duke gjuajtur mënjëherë, ose duke mashtruar portierin. Kështu ata do të tregojnë nivelin e tyre teknik në përdorimin e topit.
Rivënie me këmbë dhe jo me duar
Si$ dihet, kur topi del jashtë vijave fundore, portierët ose lojtarët bëjnë rivënien e tij në lojë me goditje nga vjia e zonës së portës. Por kur topi del jashtë vijave anësore, $uditërisht rivënia bëhet… me duar.
Madje $udia më e madhe është se kur topi përfundon qoftë dhe një milimetër larg flamurit të këndit, tutje vijës fundore skudra sulmuese fiton goditje këndi. Kurse kur ai përfundon një… milimetër jashtë vijës anësore, kjo skuadër fiton vetëm rivenie me duar,
Ky ështe paradoks!.. Për deri sa loja luhet me këmbë, edhe në këtë rast rivënia duhet të bëhet me këmbë.
Ky regull do ta gjallëronte shumë lojën dhe futbollistët e të dyja skuadrave do të tregoheshin më të të kujdeshëm që të mënjanonin sa më shumë cdo nxerjet e topit nga vijat anësore.
PS- ë te kthehet ne emedy pika, $ ne c me bisht.
Une do te kisha kete mendim, qe ne futboll te zbatoheshin disa rregulla si ne basketbooll, pasi me duken shume te drejta. 1. Penalltine ta gjuaj ai lojtar qe e fiton ate. 2. Te jepet vetem nje denim kur kemi te bejme me penallti, ose karton te kuq, ose penallti, kete ta vendos ekipi qe e fiton kete te drejte. 3. Te mos kete fare pozicion jashte loje, kjo do te bente lojen me te bukur dhe nuk do t’ia linte ne dore arbitrit. 4. Te nderprjitet loja per vendime te dyshuara, si per golat edhe per penallyite.