UEFA: “Loro Boriçi” nuk plotëson kushtet. Ndeshja me Izraelin luhet në Elbasan

8 Nëntor 2016, 13:52Sport TEMA

“Loro Boriçi” nuk plotëson kushtet e vendosura nga UEFA dhe për këtë arsye, qeveria europiane e futbollit ka urdhëruar Federatën Shqiptare të Futbollit që ta zhvendosë ndeshjen me Izraelin në “Elbasan Arena”.

Vendimi është i beftë jo vetëm për tifozët, por edhe për vetë FSHF-në, ku kishte një bindje se stadiumi kishte kaluar testet e UEFA-s, ekspertët e së cilës vëzhguan terrenin dhe ambientet e tjera të stadiumit pak ditë më parë.

Gjithsesi, ky vendim nuk ka shprqendruar Kombëtaren, e cila nisi të hënën në Durrës përgatitjet për ndeshjen e 4-t në eliminatoret e Botërorit rus.

Seanca e parë stërvitore për ndeshjen e së shtunës me Izraelin ishte kryesisht pa një ngarkesë të madhe fizike dhe me shumë lojë me top duke qenë se futbollistët kuqezi kanë patur vetëm pak orë më parë impenjime me klubet e tyre.

Gjatë seancës, 6 futbollistë u stërvitën veçmas nga pjesa tjetër e grupit, Berat Gjimshiti, Rei Manaj, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda dhe Armando Sadiku, që vjen pas një periudhe të gjatë riaftësimi për shkak të një dëmtimi.

Të 6 këta futbollistë gjithashtu nuk morën pjesë as në skemat e përgatitura nga trajneri, ndërsa zhvilluan një vrap të lehtë rreth fushës ku u stërvit kombëtarja.

Stërvitja e parë zgjati rreth 80 minuta dhe humori i lojtarëve ishte ai i duhuri për nisjen e një jave përgatitjesh për një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt si Izraeli.

4 komente në “UEFA: “Loro Boriçi” nuk plotëson kushtet. Ndeshja me Izraelin luhet në Elbasan”

  1. Do luhet ne stadiumin e Elbasanit jo sepse stadiumi Loro Borici nuk plotson kushtet, por per nji alarm per bomb.

    1. adi says:

      Jo alarm per bombe
      Po per sulm terrorist nga birzaret e zikes dhe netit!!!!!

  2. korcari says:

    LOL
    Third world

  3. says:

    Ti japim një dru të mirë Izraelit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje