Rrëfehet De Biazi: Të gjitha pikëpyetjet për lënien jashtë të Kaçes dhe ikjen nga kombëtarja

7 Nëntor 2016, 15:42Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp në kuadër të takimit të radhës për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” ndaj Izraelit. Pasi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar, italiani u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Për Izraelin

“Është skuadër e fortë, ndoshta më e fortë se ne. Ka cilësi dhe forcë fizike. Kush e mendon futbollin në mënyrë joprofesioniste, e shikon si të lehtë këtë ndeshje, por nuk është ashtu. Do tentojmë të fitojmë, por nuk do ta kemi aspak të lehtë sepse kundërshtarët kanë disa lojtarë mjaft të mirë, duke përfshirë disa nga ekipi izraelit Hapoel Bir-Sheva që mposhti Interin në “San Siro” në Ligën e Europës.”

Për mungesën e Kaçes

“Kaçe është mungesë teknike sepse preferova lojtarë të tjerë për këtë ndeshje. Në këtë moment i shoh lojtarët e tjerë më të mirë se ai.

Për mungesën e Gashit

“Edhe Gashi mungon për arsye teknike.”

Për përfshirjen e Lenjanit dhe lënien jashtë të Çikalleshit, edhe pse të dy nuk luajnë për klubet e tyre

“Lenjani ka ardhur sepse kemi më pak zgjedhje në sulm. Ai gjithnjë ka bërë mirë kur i është kërkuar të ndihmojë. Në këtë moment ka probleme me ekipin e tij, por shpresoj të lëvizë diku tjetër në janar. Edhe për Çikalleshin kam konsideratë të madhe dhe ndoshta besoj te aftësitë e tij më shumë se ai vetë. Shpresoj që ai të lëvize gjithashtu në janar, sepse te ekipi ku është nuk ka shanse të luajë.”

Për grumbullimin e Sadikut, edhe pse ende i dëmtuar

“Sadiku po punon prej  15 ditësh në Torino në qendrën mjekësore të Juventusit. Shpresojmë ta rikuperojmë sa më shpejt, qoftë për ndeshjen tone, qoftë për ekipin e tij, pasi është një futbollist shumë i rëndësishëm.”

Për shanset reale të kualifikimit

“Ëndrrat e bëjnë jetën më të bukur. Pa ëndrra gjithçka do ishte më e zymtë. Të gjithë kemi dëshirë të shkojmë në Rusi, por duhet të jemi të përmbajtur dhe realistë. Nëse japim 110% në çdo moment në mënyrë që të bëhemi grup me forcë maksimale, atëherë mund të arrijmë diçka.”

Për gjendjen psikologjike në skuadër

“Mendoj që lojtarët janë mësuar me fitore apo humbje. Mua më shqetëson ambienti rreth e rrotull. Pas Europianit ka eufori, por duhet të mësohemi me momentet e vështirësisë dhe të mos lejojmë presionin të ndikojë. Bëmë mrekulli me vajtjen në Francë, diçka që nuk besonte askush, dhe shpresojmë sërish, përndryshe nuk do të kisha qëndruar për të vazhduar punën me këtë ekip.”

Për deklaratën në mediat italiane se nuk e di ku do jetë deri në muajin mars

“Doja të thoja që nuk i dihet nëse do jemi akoma gjallë dhe jo siç është interpretuar në mediat shqiptare. Ndodh zakonisht që të keqkuptohen ato që them.”

Për deklaratën e presidentit në lidhje me të ardhmen e tij në krye të ekipit

“Unë jam mësuar të jetoj me të tashmen. E tashmja është ndeshja ndaj Izraelit, më vonë të shohim çdo të ndodhë.”

Për shanset e Gashit për t’u rikthyer në kombëtare

“Lënia jashtë e Gashit është zgjedhje e momentit dhe jo përfundimtare. E pashë mbrëmë që bëri një gol të shkëlqyer dhe më pas u dëmtua. Megjithatë një lojtar që shkëlqen me klubin nuk është e thënë që duhet ta bëjë dhe me kombëtaren. Gjithashtu Gashi ka dhe problemin e udhëtimit të gjatë, por mund të kthehet në të ardhmen.”

Për pasojat psikologjike të humbjes me Spanjën

“Çdo ndeshje lë shenjat e veta, por tashmë koha ka kaluar dhe jemi rikuperuar në këtë aspekt. Kemi përpara një kundërshtar më të përballueshëm. Në një diskutim që pata me një mik të Lopeteguit, më tregoi që ai ka pasur shumë frikë për ndeshjen në Shkodër, edhe pse më pas ndeshja shkoi ashtu si shkoi dhe ne bëmë një paraqitje larg atyre të mëparshmeve. Gjtihsesi fakti që Lopetegui kishte frikë është deri diku një arritje, diçka që nuk ndodhte më parë.”

Për zgjedhjen e Maqedonisë për t’i besuar shumë lojtarëve të U-21

“Që kur kam ardhur kemi bërë punë të mirë duke bërë zgjedhje lojtarësh të ndryshëm. Qëllimi im ishte të bëja sa më shumë zgjedhje të reja dhe fakti që u kualifikuam na jep të drejtë. Unë besoj se grupi e bën diferencën dhe jo individi, ndaj zgjedhjet e mia bazohen te kontributi për grupin, pastaj nëse një lojtar është cilësor, aq më mirë. Por mos harroni që te lista është Strakosha, Manaj dhe Grezda nga U-21. Këtu duket puna e mirë me ekipet zinxhir dhe jo shumë ekipe janë me kaq prurje nga moshat.”

Për mungesën e Latifit

“Në momente të caktuara duhen bërë disa zgjedhje. Kur erdhi Latifi nuk erdhi për të shkuar në tribunë, por ne i shohim në stërvitje lojtarët dhe vendosim vetëm në fund. Latifi ishte gjithmonë në dyshim a do ishte i grumbulluar për në ndeshje apo jo, por ne besojmë shumë në të ardhmen e Latifit dhe e ndjekim vazhdimisht. Besoj se në të ardhmen ai do të bëhet mjaft i rëndësishëm.”

Për strategjinë ndaj Izraelit

“Besoj se respekti për kundërshtarin është fillimi për të bërë një ndeshje të mirë sepse nëqoftëse hyn me arrogancë në lojë duke menduar se je më i mirë atëherë nuk shkon gjëkundi. Në bazë të respektit krijojmë strategji për ndeshjen duke analizuar me detaje çdo gjë. Më pas strategjia mund të bjerë gjatë lojës nga performanca e lojtarëve, sepse jo çdo gjë varet plani fillestar.”

Për trajnerin e ri të U-21

“Është zgjedhje e presidentit, nuk është kompetencë e imja.”

Në rast të një barazimi me Izraelin

“7 pikë në 4 ndeshje nuk do ishte fundi i botës, por unë dua të jap 100% bashkë me stafin tim për të arritur maksimumin.”/Panorama

4 komente në “Rrëfehet De Biazi: Të gjitha pikëpyetjet për lënien jashtë të Kaçes dhe ikjen nga kombëtarja”

  1. kombi says:

    Sa te paguan cifutet ,po leri justifikimet . Kjo ndeshje eshte e shitur . Ganiu keshtu fiton me shume .

    1. populli says:

      ku e di ti o idiot?

      1. Raimond vlonjati says:

        Ky trajner esht nje sharlatan dhe i koruptuar

        Menyra si genjen ky te fyen intelektin e praoanices

        Ky ka mungese te pergjegjeshmerise ne punen e tij dhe e perdor autoritetin qe ja jep detyra per te kenaqur egon e tij prej njeriu te vockel

        Ky merr lojtare si Lenjani qe nuk kane loz fare me ekipin dhe le jashte listes lojtare qe shkelqejn ne klubet e tyre sic esht Gashi

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Hajde more xha Gani , tu dha shansi edhe njehere qe te besh nje strategji loje sulmuese , meqe edhe vete e thua se duam 3-pikeshin. Por besoj e di se 3-pikeshi nuk merret duke parkuar autobuzin para porte.Mire , po sikur skuadra kundershtare te parkoje autobuzin cfare do te besh ? E mban mend me Maqedonine desh e pesuam nga kjo gje .
    Dhe na qenke kenaqur kur more vesh se trajneri i Spanjes paska patur frike ne Tirane ????!!!!! Mundohu te dallosh ndjenjat reale nga diplomacia. Spanja nuk kishte frike nga Shqiperia , ishte e sigurt per fitoren , por sigurisht ne biseda publike ata jane diplomate dhe edhe sikur me skuadren e fundit te botes te luajne , thone fjale te mira per kundershtarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje