Një fëmijë indian është kthyer në fenomen për shkak të një shformimi fizik.
6-vjeçari Pranshu nga Jalandhar në Indi ka shformime në kokë.
Siç mund të shihet, ai ka një kokë të gjerë dhe sy të ngushtë si pasojë e një defekti gjenetik.
Por vendasit besojnë se ai është një zot Hindu.
Legjenda flet për zotin Ganesha që ka qenë perëndia i fatit të mirë dhe prosperitit, dhe fshatarët mendojnë se Ganesha është mishëruar te 6-vjeçari.
Ata i falen rregullisht dhe i dhurojnë para dhe sende me vlerë 6-vjeçarit të lindur me shformime fizike.