FOTOT/ Pavarësisht reshjeve të dendura, punonjësit e bashkisë së Tiranës në ndihmë të qytetarëve

8 Nëntor 2016, 12:47Sociale TEMA
FOTOT/ Pavarësisht reshjeve të dendura, punonjësit e

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit të Tiranës. Por ndryshe nga vitet e shkuara ku qytetarët ishin lënë në mëshirën e fatit me sytë nga qielli, kanë qenë të shumtë punonjësit e Bashkisë se Tiranes të cilët janë parë duke punuar në të gjitha zonat e qytetit dhe të fshatrave përreth. 

Nga fotot e siguruara nga qytetarë të ndryshëm, shihen se si punonjësit e kanalizimeve pavarësisht reshjeve të shiut, kanë punuar intensivisht për pastrimin e kanalizimeve. Siç shihet edhe nga fotot janë të shumtë punonjësit e bashkisë të cilët po pastrojnë në rrugët ne zona te ndryshme te Tiranes. Ndërkohë që punonjësit e policisë bashkiake kanë ndihmuar raste të shumta ky qytetarët kanë pasur nevojë imediate, duke i transportuar edhe me automjetet e Policisë Bashkiake.

Eskavatorët janë parë duke punuar intensivisht edhe në Urën e Shkozës, zonën e Selitës apo në Zonën e Bregut të Lumit. Reshjet e shiu gjate paradites ne Tirane, por edhe ne qytete te tjera te vendit, ishin shume te dendura.

1 komente në “FOTOT/ Pavarësisht reshjeve të dendura, punonjësit e bashkisë së Tiranës në ndihmë të qytetarëve”

  1. billi says:

    Po duken me fshesa dhe lopata, me duar e me mushama. Po ky eshte realitet mesjetar, ska lidhje me nje bashki ne gadishmeri per perballim te energjencave. Dy punetore e nje fotograf, ky ka qene ekipi i bashkise ne teren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje