O nënat!

8 Nëntor 2016, 21:20Blog TEMA

Nga Anri Bala

E pabesueshme do ishte për një njeri normal, ajo që dëgjova dje. Por kur të dëgjova ty “mjeshtër” i politikës së jashtme, që po na bindje, se kushtet nuk i vendosim ne por BE-ja, dyshova shumë, për të mos thënë  se u binda për të vërtetën. Ju kishit dalë kundër hapjese së negociatave Shqipëri BE.

Nga që jeni i paaftë në pozicionin që mbuloni, e ngatërruat më shumë  veten, duke na bindur se ju, e kishit bërë skandalin. Lumi i kritikave të mbarë opinionit shqiptarë dhe i mediave,  duke përjashtuar ato që paguhen nga parat tuaja të pista, duhet t’i u kishin detyruar, që sot të kishit bërë autokritikë të heshtur, duke i tërhequr amendimet dhe duke votuar caktimin e datës së negocitave.

Por ju, jo që nuk e bëtë, por u bëtë “band”  xhaketkthyerish, demokomunistësh dhe demokratësh taze, për të deklaruar “trimërisht”, se jemi kundër hapjes së negociatave . Mirëpo, pas gjithë kësaj historie, mos mendoni se nuk  po i’u kupton askush se me kë jeni, kundër kujt jeni, dhe çfarë kërkoni. Një gjë është e sigurtë, ju jeni antishqiptarë dhe jeni antishqiptarë të deklaruar.

Nuk besoj, se ka në botë politikan, që i zë rrugën ecjes së kombit të tij, drejt begatisë?! Nuk besoj, se ka parti apo politikan, që mund të përfitoi favore, duke i vënë stërkëmbëshin vendit dhe njerëzve të tij?! Nuk mundeni  kurrë  ju mjeran, që për inate personale politike të talleni me ne dhe të bllokoni të ardhmen tonë.

Ju nuk  bllokoni “armiqtë” tuaj politik imagjinarë, por edhe nëse e arrini, atyre as nuk i’u plas fare, sepse ata e dinë se sa të parrezikshëm jeni, e se do i lini në pushtet deri sa të mërziten. Mirëpo, ju na bllokoni ne, bllokoni Shqipërinë. Manovrat tuaja prej palaçosh, do i’u zhysin  më thellë në moçalin e rrugës së çoroditjes.

Veprimi i juaj, është një krim më i madh si ai i kolegut tuaj, që shiti një copë Shqipër,i sikur ishte “tokë babe”.  Ju, me guximin e të çmendurit, po lini peng gjithë Shqipërinë, në bixhozin tuaj të ndyrë. Jeni të humbur! Është barre e rëndë, që ta mbaj kush në kurriz ! Peshon Shqipëria dhe peshon shumë, ndaj nuk mbahet! Nuk do arrini asgjë, por ama, na  bindët, se e keni me ne, sepse nuk i’u ndihmojmë të fitoni në kazinon  e politikës, ato që keni humbur. Por ju, nuk e pysni veten,  se përse?! Kudo një përgjigje do merrni: Jeni të pashpresë dhe ne nuk duam të bëhemi si ju.

Tani, nuk di se çfarë të bëjmë me ju, që jeni kaq të poshtër, sa nuk do ngopesha duke i’u sharë, për të gjitha poshtërsitë që keni bërë e po  na bëni: O nënat në… por jo ato biologjike, ato të inkubatorit, nënat tuaja politike, që shumë shpejt, bashkë me ju këlyshë do të dënohen, jo me votë, por me çekiç drejtësie! Të mjerët ju! Po e kërkoni vetë ferrin.

29 komente në “O nënat!”

    1. adi says:

      o cuni gazetar
      leri radhe dhe elisa spiropalit a taulant balles a ndonje tjetri ne rilindje te shkruaje hartime te tilla
      se kur behesh me katolik se papa si fillim nuk te beson me njeri dhe po e perserite fillon e tallet bota me ty.
      sado shoqeria shqiptare ta kete memorien e shkurter e mbajne mend te gjithe qe egzaktesisht te njejten gje beri dhe rilindja kur ishte akoma PS ne opozite, bile per nje kauze shume me banale se lufta kunder droges e dekriminalizmit te politikes , kauza e rames atehere ishte zgjedhja e kryetarit te qarkut ne fier.
      apo kur e ben rilindja quhet atdhedashuri
      kurse kur e ben pd quhet tradheti.
      e kuptoj qe sporti i lepirjes dhe legenosjes eshte bere sport kombetar dhe fitimprures
      po asnjehere nuk e kisha menduar te ishte kaq fitimprures.
      tani qe e mendoj cuna ju keni te drejte se prandaj rama nuk beri asnje meter rruge ndonje kanalizim ndonje kullim ujrash a ndonje gje te ketij lloji se i harxhoka parate me ju!!!!

      1. korçari says:

        Adi je nje cope idiot nqs nuk kupton tradhetine e antishqiptareve Bumçi,Islami!Pollo;Halimi dhe Saleh&Basha&Co

  1. Shqiptari i vuajtur says:

    Te shpallen si Parti antishqiptare PD aktuale e Sali Bersishes !!! Demokratet e ndershem ne se ka akoma ne ate parti te mblidhen dhe te formojne nje PD te re shqiptare. Te shporret nga jeta politike dhe shoqerore banda e Sali Berishes! Boll me c`fare ka ngelur akoma per gjykimin e ktyre tradhetareve???

  2. X says:

    O nenat.., biologjike ketyre antishqiptareve..!

  3. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Nje verejtje zoteri.Ndoshta lapsus nga revolta juaj.
    Por keta qe ti me te drejte shan nga nenat,nuk e bene kete nga inati,si inatcore.Jo zoteri,jo!
    Ata e dine se cfare i kane bere ketij populli.Dhe nuk duan qe ky vend te behet.Se per ndryshe duhet te dorezojne gjene e vjedhur dhe te japin llogari per krimet e tmerrshme qe kane bere.

  4. Gzimi. says:

    Bravo, bravo.Shkrim i mrekullueshem.

  5. Arusha e Tepelenes says:

    O Andi Bala kush ta paska vajisur mire viasken prapa lali Eri apo Edi mo burre qe prej 3 muaj nuk te bie eksitimi?

  6. Bomba says:

    QEQVERIA e Droges ,e bandave te hajduterise dhe e Deputeteve Kusare e Kriminele te Spermes Enveriste QE PO SHKATERRON KETE SHQIPERI duke e lene ne varferi ekstrime,ne percarje te perhershme duke vazhduar luften klasave ne punesim,shperblim,edukim e etj kekon te shkoj ne Europe segjoja e Meriton.Pika qe ste bie kur ne shqiperi Institucionet e shtetit jane bere institucione te Droges e te padrejtesise.Perse dyuhet te shkojme ne BE kur shteti eshte ne doren e nje bande hajduterish e kriminelesh.Kujt do ti sherbej ajo hyrje ne BE po qe se ne krye te shtetit kemi hajduterine,krimin,korrupsionin etj? I sherben vetem Bandes se pushtetit qe nuk ka asnje gje te perbashket me Popullin dhe shqiperine.Ke kerkoni te mashtroni? beni detyrat e shtepise,beni shet,hapni vende pune,beni drejtei ,pastroni shtetin nga deputete e ministra bandite dhe atehere ne jemi gati te futemi ne BE se ndryshe kemi per te ngelur ne negociate edhe nja 10 vjet te tjera dhe do te turperohemi 1000 me shum se sa jemi turperuar sot.Nuk e Meritojme BE.

    1. Theo says:

      O Bomba, ti skupton nje gje, qe ata nuk marrin me asnje kokerr vote, dmth SHQUPI, sepse une kam qene nje nga ata qe pervec 1992 i kam vjedh votat per PD, por tani e mora vesh sa maskara paskam qene, qe te mbushet mendja kerkoji DW (Deutsche Welle) nje emision te dates 26 maj 1996 qe ata xhiruan ne Tirane dhe shikonin si Berishianet( perfshire dhe mua) vidhnin votat me thase, pastaj shkuam ne Lezhe ate dite per te bere nje emision shkencor, ne kete dokumentar do te me shikosh dhe mua. Poshte “Shqupi” si anti shqiptar, por-grek dhe Serbe, rrofte njeriu qe ka vetem nje fytyr (ER) dhe ajo eshte fytyra qe Amerika dhe Evropianet njohin sot per ta bere Shqiperine tamam dhe jo si ajo e Bashes dhe Sales si Afganistan

  7. maximus says:

    sh. bukur ke folur

  8. Briklona says:

    Bravo Anri, por prape pak u ke thene dhe pak i ke share!
    Ata duan t’i nxjeresh neper rruget e Shqiperise dhe t’i peshtyje ne fytyre i gjithe populli qe nga prapesite e surreterve te PD ka varrosur femije pa kembe e pa koke.
    Shporruni ndyresira!
    Populli ju urren dhe ju perbuz, maskarenj!

  9. Lennard says:

    Te Lumte Anri .meritojne te gjithe te sharat qe permban Fjalori

  10. Lennard says:

    Te Lumte Anri .meritojne te gjithe te sharat qe permban Fjalori
    Zoti moderator po ia fut kot.Nuk perseris ,Por mbaj te njejtin qendrim patriotik.Prandaj mos kaluo vetem janullat.

  11. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitë me krye n’hi?
    Ti ke pas kenë një zojë e randë,
    Burrat e dheut të thirrshin nanë.
    Ke pasë shumë t’mira e begati,
    Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
    Gja e vend shumë, ara e bashtina,
    Me armë të bardha, me pushkë ltina,
    Me burra trima, me gra të dlira;
    Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
    Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
    E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
    Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
    I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
    Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
    Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

    Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
    Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
    E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
    Si mal me borë, si fushë me lule
    Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
    E s’të ka mbetun as em’n as besë;
    Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
    Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
    Ca thone kam fè ca thonë kam din;
    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
    Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare qi do t’fitoni,
    Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t’huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
    Qani ju trima bashkë me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
    E s’i ka mbetun as bukë as mish,
    As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
    As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
    Por asht rrëxue e bamun trokë!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
    Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
    Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
    Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
    Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
    Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
    Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
    Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
    Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
    Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
    Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
    Para se t’hupet kështu Shqypnia,
    Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
    Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
    Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
    Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
    Kush mos na e preki, se desim t’tanë
    Të desim si burrat që vdiqnë motit
    Edhe mos marrohna përpara zotit.
    SI ESHTE E MUNDUR TA KETE PARASHIKUAR KAQ SAKTE !? APO KESHTU KEMI QENE DHE DO JEMI ?

  12. ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    ??
    ??Nuk kam lexuar artikull me te sakte dhe te plotesishte ! ??????????????????????????
    ??
    ??Bravo djalosh !??????????????????????????
    ??
    ??
    ??. ? ⚠. ⛔. ?. ?. ?. ?. ?. ?. ?. ? ? ?????????????
    ??
    ??.??????????????????????????????????????????????????????????????????????????

  13. xheJ eN Bi says:

    Andi , edhe nga nena biologjike ti shash e kane hak ,se ato nena ,
    me mire te kishin bere nga nje kucur se sa bene keta debila.

    Po te kishin bere nga nje kucur do ishin me te vlefshem se do ngroheshin disa dite ne dimer.

  14. deti says:

    Ekane pak edhe pragun, dhe macen.d

  15. Endri says:

    VDEKJE PARTISE DEMOLRATIKE
    RROFT MAJLINDA BREGU

  16. Ekzekutuesi says:

    Te Dhjefsha Lulezim Bashen..Sali Berishen..dhe kete Bumcin…jane MOTERQIRA, megjithesi Motrat e tyre Duan Hyrjen e Shqiperise ne Eu…
    SPIUNET DHE ATNTISHQIPETARET, te Bojkotohen dhe Zihen me “Plumba”..Veze..Domate…..Dhe nje Trongell te madhe qe ta fusin ne “Xhepin e prapem”,,,LOL

  17. Votren(prifti spanjoll) says:

    E meritojne me shume se kjo e share e Anri Bales,nga cdo njeri qe e konsideron veten shqipetar,brenda e jashte vendit.O nenat!

  18. Miri says:

    Bashkohem me ty Anri
    Do thoja qe ke qene i rezervuar. Mund ta leshoje edhe më. E meritojne… Po e kerkojne vete

  19. Dr. Kadri Kadiu USA says:

    Të lumtë Anri; këta duhen trajtuar ashtu siç janë, si KRIMINELË E TRADHTARË të Kombit. Partia e Sali KRIMINELIT ka degjeneruar në një parti fashiste.

  20. Dr. Kadri Kadiu USA says:

    Të lumtë Anri! Këta duhen trajtuar ashtu siç janë, si KRIMINELË e TRADHTARË. Partia e Sali KRIMINELIT ka degjeneruar në një parti fashiste.

  21. tradita says:

    O komuniste te felliqur, ky gazetaruc enverist i nivelit te klases se gjashte na hiqet edhe si patriot.Ky pjelle e lupen proletariatit shan nje nga pinjollet e nje familjeje nder me fisniket ne Shqiperi. IMZOT Bumci ka qene kryeipeshkvi i Shqiperise.

  22. astrit says:

    Hallall buka Andri. Kaq sa ke thene pak e kane keta antishqiptar te poshter.

  23. joel shkodra says:

    Ta kam shkruar edhe here te tjera: meso se ku vihet apostrofi. C’jane keto “i’u” me apostrof?

  24. fieraku NGA ferrasi says:

    Kete gazetarit do e kete braktise e ama ne ndonje kosh
    Se perndryshe nuk do ti shante nenat keshtupatjeter kopil eshte
    Turpi eshte per te dy palet e politikes
    Te dy palet dusn ta mbajne kete vend ne erresire.
    Si nacionaliste dua te hapen sa me shpejt negociatat.
    Sa per ate qe thot dikush shqupit sdo marri asnje vote une ashtu dus te fitorje prap edi rama
    Ky pis milet do dajakun e vet.

  25. analisti says:

    Asnje koment me teper,askush nuk mund te thote gje me teper,keta jane,anti shqiptar te lindur,sekt,te pa korigjushem,por dhe te pa shprese.Fundi i tyre dihet,cfare qe te bejne dhe te thone,jane te pa besushem si brenda ashtu dhe jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje