Bushati: Sjellje qesharake e prijësit të PD, donte “lobistë” në Bruksel. S’ka kushtëzim nga KE, drejtësia do zbatohet...

9 Nëntor 2016, 21:26Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati shprehet optimist për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Pas rekomandimit pozitiv të dhënë sot nga Komisioni Evropian, ministri thotë se zbatimi i reformës në drejtësi nuk është një kushtëzim nga ana e KE-së.

“Mendoj se duhet t’i qëndrojmë besnik asaj çka përcaktohet në rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Nuk do të preferoja të flisja për kushtëzim në kuptimin klasik të fjalës, por për një fjalë që praktikisht shoqëron rekomandimin e Komisionit Evropian.

Në qoftë se flasim për zbatimin e reformës në drejtësi, kjo është një çështje e rëndësishme për qeverinë shqiptare, popullin shqiptar. Siç e keni vënë re gjatë kësaj periudhe kjo është një çështje parësore dhe gëzon mbështetje të mbi 90% të qytetarëve shqiptarë”, tha Bushati për “ora”.

“Ne besojmë se duke e vendosur procesin e zbatimit të saktë të reformës në drejtësi, dhe procesin delikat të Vettingut, që do të jetë një proces shumë i imët që do të kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, ne besojmë se e vendosim procesin e zbatimit të reformës në drejtësi nën shinat e detyrimeve që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24 të BE, që janë kapitujt kryesor që vendi do të ulet në procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Nuk është e lehtë rruga nga rekomandimi tek vendimmarrja, aq më tepër kur dihet dhe njihet realiteti sot në Evropë. Do të ketë një seri zgjedhjesh të rëndësishme në disa prej kryeqyteteve kryesore të BE-së. Sikundër është krejt legjitime që vendet anëtares presin zbatimin e reformës në drejtësi”, u shpreh ministri.

“Nuk më surprizojnë aspak qëndrimet apo sjellja qesharake e prijësit të Partisë Demokratike. Fillimisht, një pjesë e deputetëve të PD ju bindën kushtrimit të tij për të dërguar ‘lobist’ në Bruksel. Ju keni transmetuar qëndrimet e një grupi ish-ministrash të PD-së që kërkonin me ngulm nga ana e Parlamentit Evropian që të mos bëjë një thirrje të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Sot, prijësi i PD-së, na u shfaq i gëzuar për këtë rekomandim.

Në rast se zt.Basha është serioz me atë çka tha sot, atëherë do të ishte mirë që të ulej të bashkëpunonte me ne, me partnerët ndërkombëtar për të realizuar një zbatim sa më të drejtë të reformës në drejtësi, i cili nuk është imperativ i vetëm këtij procesi, por imperativ me të cilën përballet drejtësia. Është e vetmja opozitë në botë që është bërë njësh me sindikatën e të korruptuarve në drejtësi.

Duhet të ishte mazhoranca ajo që duhet të kishte një lloj rimorsi nga këto zhvillime në fushën e drejtësisë, por këtu për fat të keq ne kemi një opozitë, e cila është vendosur si barrikadë për zbatimin e kësaj reforme”, nënvizoi Bushati. I cili e cilësoi veprimin e opozitës në Bruksel si më të pangjashmin në Evropë dhe më tej.

2 komente në “Bushati: Sjellje qesharake e prijësit të PD, donte “lobistë” në Bruksel. S’ka kushtëzim nga KE, drejtësia do zbatohet…”

  1. X.X says:

    SHQIPTARET PENGOJENE SHQIPTARET Kjo ndodhi dje edhe ne Bruksel .Nje antar i komisionit per c”mimet ”NOBEL” ISHTE SHPREHUR: Vetem ju shqiptaret luftoni njeriun tuaj duke derguar mesazhe fyese.Ishte fjala per Kadarene.Pamvaresisht se e cfaqim para botes katandine tone,hajde se atje u godit vetem Kadare.Po tani? te demtosh SHQIPERINE?C’fare lloj paste jane keta njerez ?Del Pollo dhe terheq vemendjen te mos gezohen njerezit kot sepse negociatat do u hapkan kur ai te jete minister arsimi.Ozot! nuk ta nxe truri sjelljen e ketyre,dhe ligesine qe mbajne.Kurre mos ardheshit me ne pushtet se me keto qe beni digjni kasollen tuaj.

  2. Nuk eshte e veshtire te kuptosh se c’far ndodh ne politiken shqiptare,korrupsioni qe bene dje dhe sot qeveritaret duhet edhe te mbrohen nga denimi i merituar qe i pret,jane perpjekje te deshperuara per te shpetuar nga ndeshkimi,cadra e ngritur eshte mburoja e tyre,si struci qe fut koken ne rere per tu fshehur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje