trump clinton election
Donald Trump ka dhënë deklaratën e parë si president i SHBA-së.
Ai ka thënë se tani është koha për bashkim.
“Sapo mora një telefonatë nga Hillary Clinton dhe ajo na përgëzoi të gjithëve për fitoren tonë. Unë e falenderova atë për fushatën elektorale të ashpër që zhvilluam bashkë. Hillary ka punuar gjatë dhe i shpreh mirënjohjen për atë që ka bërë për vendin tonë. Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes dhe republikanët dhe demokratët përgjatë vendit të bëhën bashkë si një komb i bashkuar”, nisi fjalën e tij Trump.
Ndryshe nga fushata, që u shoqërua me deklarata kontraverse të tij, në fjalimin e parë si President i zgjedhur, Trump përcolli mesazhe bashkimi.
“Unë do të jem President i gjithë amerikanëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Premtoj të punoj edhe me ata që nuk më mbështetën për të bashkuar vendin tonë të madh. Fushata jonë ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten, familjen. Është një lëvizje që përfshin të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, tha ai.
Me këtë zgjedhje, Trump theu edhe një rregull të pashkruar në zgjedhjet presidenciale amerikane; ai është Presidenti i parë që zgjidhet pa mbajtur më parë ndonjë post apo detyrë publike në administratë apo i zgjedhur senator a anëtar në Kongres.
Përveç marrjes së Shtëpisë së Bardhë, republikanët marrin kontrollin edhe të Senatit dhe të Kongresit në Amerikë. Donald Trump do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar të vitit 2017 pas votimit në Kongres.
Epo atehere dil neper amerike dhe lepi gjithe gelbazen qe ke hedhur mbi njerezit. E zeza kush te votoi ty o i zi…..