Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar pas rekomandimit për hapjen e negociatave me BE.
“Data 9 nëntor 2016, do të mbetet historike për gjithë shqiptarët, kur në një moment të vështirë për Europën, Komisioni Europian, vlerëson pozitivisht progresin e bërë nga Shqipëria. Rekomandimi pozitiv, i dhënë sot nga Komisioni Europian, për ne do të thotë: përgjegjësi e angazhime akoma dhe më të mëdha, për të përmbushur të gjitha standardet që ne na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian.
Ky moment i ri duhet të shërbejë si shtysa më e fortë për zbatimin e të gjitha reformave shtetndërtuese. Dita e sotme, është një arritje e gjithë shqiptarëve, në rrugën tonë pa kthim pas të integrimit europian. Ndjehem krenare si qytetare e vendit tim dhe si Ministre e Integrimit që të gjithë bashkë ia dolëm të shohim Shqipërinë të ecë përpara! Një falenderim i veçantë për qytetarët shqiptarë, mbështetësit më besnikë të procesit. Falenderoj institucionet të cilat punojnë çdo ditë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht Kuvendin e Shqipërisë për rikthimin e besimit në politikën konsensuale dhe konstruktive!”, thotë ministrja Gjosha.
ne se duhet te behet me te verte nje ngjarje; kjo qe thone sot per shqiperine ;ne vazhden e fitoreve tona atehere me patjeter duhet te kete feste fishekzjarre si ne pranimin ne nato merite e berishes dhe pd .po a do te kete valle me mir jo se na prishen syte populli ka sy te shikoje nga i vijne sukseset.
thes is a miracle 0f freedom; is albania tudai.thoshte udheheqsi kur u pranuam ne nato dhe leshoi fishekzjarre si luciferi.pa fishekzjarre shqiperia me e sigurte nga luciferi.
Interesante kjo deklarate e kesaj ministres se Qeverise Rama. Terma te llogaritura shume keq dhe shume pandershmerisht. Turp. Patjeter eshte dite e gezueshme, patjeter qe eshte kontribut i qytetareve shqiptar, patjeter qe eshte kontribut edhe i Kuvendit te Shqiperise, por valle nuk eshte kontribut i Qeverise Shqiptare ku ti ben pjese, kur kane patur merite te vecante te gjith, qe nga Kryeministri Rama e te gjith ministrat e tjere?
Shume keq per nje ministre ne moshe te re te veproje, apo te pranoje te shprehet ne kete menyre.
Edi Rama ka shume kundershtare edhe brenda koalicionit qe nga nje ane mburren dhe kerkojne meriten per ate qe ka bere Qeveria Rama per perafrimin e Shqiperise drejte BE-se dhe nuk po lejne kusur per te sabotuar reformat kyc qe ai ka ndermarre, sidomos ate ne drejtesi qe realisht i kerkon BE.
Shume keq keto sjellje ne kete dite te gezueshme per te gjith popullin Shqiptar.