Donald Trump bëri disa deklarata që shokuan botën, gjatë fushatës së tij.
Por zgjedhja si president duket se e ka bërë më të ftohtë gjykimin e tij.
Ndryshimi i parë ka ardhur që sot, dhe ndoshta do të ketë shumë të tjera.
Trump ka zhdukur nga uebsajti i tij premtimin se do të dëbonte myslimanët, raporton “Independent”.
Deri mëngjesin e 9 nëntorit ky premtim ishte në faqen e tij, por sot nuk është më.
Në vend të tij është një link që të çon në pjesën ku dhurohen fonde për të ndihmuar fushatën e Trump, e cila tashmë ka përfunduar.
Duket se Trump do të rishikojë shumë prej qendrimeve të tij, dhe shpresojmë që të jenë pozitive, për të mirën e Amerikës, për të mirën e botës.
Jam kunder klintonit por ky do te jete me shume kunder interesave te popullit
Eshte normale te hiqet nga ai website ai premtim i z. Trump sepse ai i perkiste fushates se suksesshme dhe te mençur te fituar nga i Madhi Trump
Ndalimi i myslimaneve nga Trump? Amerika eshte shtet me ligje more qafira, nuk del dot Trumpi para ligjit si Putini dhe Luli para avjonit. I pari qe do e haje ne vrime nga Trumpi do jete Putini, kini per te pare.