De Biasi: Elbasani na ka sjellë fat, shpresojmë të fitojmë me Izraelin

11 Nëntor 2016, 19:45Sport TEMA

Nëse trajneri i Izraelit do të kishte firmosur për një barazim në ndeshjen e nesërme ndaj Shqipërisë, De Biasi nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Trajneri i kombëtares sonë tha në konferencën për shtyp se skuadra do të futet në fushën e lojës për fitore dhe ky do të jetë synimi kryesor.

“Do të futemi në fushën e lojës për të fituat dhe do të mundohemi ta bëjmë këtë me logjikë”, tha De Biasi.

Për sa i përket gjendjes së Roshit dhe të Sadikut, De Biasi u shpreh se ende nuk është i sigurt nëse ata do të jenë të gatshëm të luajnë ditën e nesërme.

“Roshi dhe Sadiku mund të stërviten rregullisht, por për një ndeshje me intensitet rrezikojnë edhe të dëmtohen. Por ne duhet të presim të paktën edhe 24 orë për të mësuar nëse do të jenë në fushë. Megjithatë mund të them se do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm”, tha De Biasi.

Për sa i përket ndryshimit të stadiumit, trajneri u shpreh se ai nuk ka asnjë ndikim te ekipi.

“Më vjen keq për tifozët, se i duhet të udhëtojmë për të na ndjekur. Nuk ndryshon asgjë për skuadrën. Për ne është e njëjta gjë. Ky stadium na ka sjellë fat dhe shpresoj që të na sjellë fat edhe nesër”, tha De Biasi.

4 komente në “De Biasi: Elbasani na ka sjellë fat, shpresojmë të fitojmë me Izraelin”

  1. tifozi says:

    O ooooo Gano po shons e qun ti 2-0 rraf nga serbia ne Elbason !!!!!!!!!!!!

  2. leonidha shabani nga elbasani says:

    Hajd ishalla per hajer

  3. says:

    Po të kishte fituar Partia Obamasë zgjedhjet e 8 nëntorit, do kishim humbur ndeshjen më Izraelin. Jemi të tillë

  4. kombi says:

    Nqs se nuk e ke shitur,shpresojme qe te kemi FAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje