Hysaj sfidon Spanjën dhe Italinë: Synojmë Botërorin

10 Nëntor 2016, 16:42Sport TEMA

Kombëtarja vazhdon përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të së shtunës, që do ta luajë në “Elbasan Arena”, në orën 20:45. Trajneri De Biazi po implementon strategjinë e tij në stërvitje, duke materializuar në terren idetë e tij, në bazë të të cilave do të synojë fitoren në kualifikuesen e katërt në Grupin G. Kujtojmë se kuqezinjtë kanë 6 pikë, po aq sa edhe kundërshtari i radhës, Izraeli. Ballafaqimi mes tyre shikohet si një betejë për vendin e tretë. Sidoqoftë, djemtë e kombëtares nuk pranojnë të dorëzohen në gjysmë të rrugës, sa i takon kualifikimit në Botërorin “Rusia 2018”, edhe pse në grup kanë skuadra të tilla si Spanja dhe Italia.

Elseid Hysaj, njëri nga pikat referuese të formacionit kuqezi, duke folur në konferencën e sotme për shtyp nga Durrësi, ka nënvizuar:

Ndaj Izraelit është një ndeshje e vështirë. Kundërshtari ka një skuadër të fortë, për të cilin përgatitemi maksimalisht. Të gjithë duam të fitojmë, por le t’ia lëmë më mirë fushës së blertë, që të flaës në këtë drejtim. E dimë që një skuadër (e dyta) shkon në “play-off”, një tjetër (e para) kualifikohet direkt nga grupi, por objektivi ynë është që të shkojmë në Rusi. Kjo është tejet e vështirë, por do të mundohemi të bëjmë të pamundurën, sikurse bëmë edhe në Europian.

Spostimi i ndeshjes nga “Loro Boriçi” nuk është ndonjë problem, thjesht duhet të kemi përqendrimin e duhur. Duhet të fokusohemi te këshillat e trajnerit dhe të japim secili maksimumin. Ne duhet ta fitojmë këtë sfidë, sepse duhet të luftojmë me Italinë dhe Spanjën për kualifikimin. Situata ime te Napoli? Kuk kam patur një periudhë të mirë fizike dhe për këtë arsye nuk kam luajtur në disa ndeshje. Megjithatë, gjithçka ka kaluar dhe tashmë jam gati për klubin dhe kombëtaren.”

4 komente në “Hysaj sfidon Spanjën dhe Italinë: Synojmë Botërorin”

  1. Albani says:

    Mire e ka Hysaj por harroi qe ai eshte “guri”,dhe ai Spanjolli qe e kaloi dhe i rrasi petullen eshte “kallshnikovi”.

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha
    Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha
    Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha

    Ore xha Gani , cfare u ben ketyre futbollisteve per ti motivuar ? Se mos u jep ndonje 3-fletesh se kane filluar te kene halucinacione dhe po shohin endrra me sy hapur.

  3. laveri says:

    Ka pi mall te keq miku, nuk ka faj qe flet keshtu

  4. Hysa e Hasa says:

    O Hysa je lojtar shum i mire por pse premtoni kot. Me spanjen ju pame cfare loje bete, nuk mbanit topin as 20 seconda, si mund te deklarosh ne kete menyre. Mos kujto se je me Lihtenshteinin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje