Armando Sadiku po pret me padurim të kthehet në fushat e lojës. Kur ka kaluar një muaj nga ndërhyrja kirurgjikale në menisk, sulmuesi ka nisur përgatitjet në fushë.
Ta largosh Sadikun nga topi duket thuajse e pamundur, edhe në rastet kur stërvitja e tij përqendrohet më së shumti te vrapimet, për të rifituar forcën dhe sigurinë pas operacionit.
Vetë Armando Sadiku jep sinjale pozitive, ndërsa stafi i Kombëtares me në krye trajnerin De Biasi shpresojnë deri në fund te fakti që sulmuesi i Zyrihut të jetë gati në kohë.
Pasi e nisi stërvitjen me vrapime, fillimisht përkrah Mërgim Mavrajt, Bekim Balajt dhe Odise Roshit, 25-vjeçari vijoi programin e personalizuar nën vëzhgimin e përgatitësit atletik të Kombëtares, Alberto Belle.
Në ushtrimet e forcës u përfshi edhe puna me top, me goditje drejt portës, për të shpresuar te golat e Sadikut, që në ndeshjet e fundit ka rezultuar tejet i rëndësishëm për Shqipërinë, me 5 gola të realizuar në 8 ndeshjet e fundit.
Enis Bytyci duhet te merret ne kombetaren e shqiptarve.
https://youtu.be/7d7B0cCrtuc