Kualifikueset 2018-2022 plus Euro 2020, DIGITALB mposht RTSH dhe RTK

9 Nëntor 2016, 07:34Sport TEMA


Platforma televizive Digitalb ka fituar tenderin e UEFA-s për të drejtat e transmetimit të të gjithë ndeshjeve kualifikuese për Europianin 2020 dhe Botërorin 2022, duke përfshirë edhe finalet e Kampionatit Europian 2020, që ndryshe nga më parë do të luhen në vende të ndryshme të kontinentit. Me risinë e fundit, UEFA Nations League që starton prej vitit 2018, kualifikimi për çdo event madhor, Europian e Botëror, do të bëhet me dy kompeticione të alternuara, UEFA Nations League + UEFA European Qualifiers. Janë të paktën 40 ndeshje të Shqipërisë dhe 40 të tjera të Kosovës nga mbi 1000 takime në total të ekipeve përfaqësuese europiane, që do të luhen përgjatë të dy fazave kualifikuese 2018-2022 për në Europian e Botëror dhe për të gjitha këto të drejtën ekskluzive të transmetimit e ka fituar DIGITALB dhe Supersport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje