Donald Trump sulmon mediat: Nxitën protestues profesionistë të dalin në rrugë kundër meje

11 Nëntor 2016, 10:17Bota TEMA

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi se protestat kundër tij në qytete të ndryshme, që nisën të mërkurën dhe vazhduan deri ditën e djeshme janë vepër e protestuesve profesionistë, të nxitur nga media.

“Sapo patëm zgjedhje presidenciale shumë të hapura dhe të suksesshme. Tani protestuesit profesionistë, të shtyrë nga media, po protestojnë. Shumë e padrejtë!”, shkruan Trump në Twitter.

Ai gjithashtu tha se takimi i tij me presidentin aktual, Barack Obama shkoi shumë mirë dhe se bashkëshortja e tij, Melania Trump e kishte pëlqyer shumë zonjën Obama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje