FOTO/ Ironia e hidhur e Charlie Hebdo për Obamën

10 Nëntor 2016, 13:31Bota TEMA
FOTO/ Ironia e hidhur e Charlie Hebdo për Obamën

Revista satirike franceze nuk ka lënë pa ironizuar presidentin amerikan Obama pas zgjedhjes së Trump.

“Obama tani është një qytetar si gjithë të tjerët”, ka qenë titulli i radhës i gazetës së njohur për tonet e saj sarkastike.

Dhe për të treguar “normalitetin” e presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës ka publikuar një kopertinë të verdhë që e tregon atë të tmerruar teksa ia mbath nga dy policë të bardhë që i qëllojnë me armë.

Problemi i tensioneve racore dhe numri në rritje i qytetarëve me ngjyrë të vrarë nga policia janë tema të nxehta të aktualitetit amerikan dhe gjatë fushatës presidenciale, Trump nuk i kurseu deklaratat e rënda në dëm të komunitetit afro-amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje