Pas zgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me bizneset që e bënë të pasur dhe të famshëm në të gjithë botën.
Trump është president i Organizatës Tramp, një konglomerat i kompanive të tij anembanë botës.
Gjatë fushatës, ai ka thënë se do të ndahet nga kompanitë e tij, duke ia kaluar kontrollin e tyre brezit të ri.
Sigurisht me këtë nënkupton tre fëmijët e tij më të mëdhenj, Donald Jr., Ivanka dhe Erik, të gjithë zëvendëspresidentë të Organizatës Tramp.
“Nëse bëhem president, nuk do të merrem shumë me biznesin. Është një kokërr kikiriku”, ka thënë ai duke lënë të kuptohet se presidenca është diçka shumë më e madhe.
“Dua ta bëj Amerikën sërish një vend të madh dhe të pasur. Kam fëmijët në krye të punëve. Nuk do të përzihem shumë sepse nuk shqetësohem për asgjë më shumë sesa për vendin tim”, ka shtuar ai.
A është kjo thjesht një deklaratë fushate apo një premtim që Trump do ta mbajë me të vërtetë? Duhet pritur data 20 janar.
habitem me keta njerz!!!
kush,pervec meje ,nuk e dinte se do te fitonte trump?
un e dija qe para 20 e kusur vjetesh qe ai apo kush di tjeter nga republikanet do te fitonte.
sistemi i zgjedhjeve ne amerik eshte me i manipuluari ne te gjith boten.dihet !8 vjet republikanet dhe 8 vjet demokratet.
ve bast me te gjith boten qe pas tet vjetesh so te fitojn demokratet perseri ,sikur dhe ndonje me sidromen dawn te kanditoj ,ai ka per te fituar.mjaft qe te kanditoj per demakratet.
faktikisht mendoj se kete e din dhe amerikanet dhe po perforcohej dhe me shum kjo ide tek ata.per kete arsye u be gjith kjo propagand sikur zgjedhjet ne usa jane te paparashikueshme.kur ne fakt jan shum te parashikuwshme.
mjaft me idiotsirat dhe injoranca te natyres propagandistike se na e rropet fare.