Çfarë do të bëjë Obama pasi të braktisë Shtëpinë e Bardhë?

10 Nëntor 2016, 11:56Bota TEMA

Çfarë do të bëjë Barak Obama pas janarit të vitit të ardhshëm, kur do të braktisë Shtëpinë e Bardhë?

Para tij hapen disa perspektiva pas dy mandateve presidenciale, shkruan gazeta “Figaro”.

Fillimisht Barak dhe Michele nuk kanë qëllim që ta braktisin Uashingtonin.

Ata tashmë kanë marrë me qera një shtëpi të madhe afër Shtëpisë së Bardhë dhe do të jetojnë atje dy vite, derisa vajza e tyre më e vogël Sasha të përfundojë shkollën.

Shtëpia është në lagjen Kalorama dhe ka tetë dhoma gjumi dhe nëntë banjo.

Nga viti 1921 nuk ka pasur rast që një ish-president i SHBA-së të braktisë Uashingtonin.

Për shkak të kësaj, ekziston mundësi që Obama pas dy viteve të transferohet në “Nju-Jork”.

Ai atje mund të ligjërojë në Universitetin e Kolumbisë, ku ka studiuar për juridik.

Edhe Obama vetë paraprakisht pranoi se dëshiron që të japë mësim.

Një nga mundësitë e tjera është që të ligjërojë në Universitetin Haëard në Uashington, ku mbizotërojnë studentë afro-amerikanë.

Obama gjithashtu mund t’i futet shkrimit të kujtimeve, traditë e ish-presidentëve.

Vlerësohet se nga një libër me kujtimet e tyre mund të fitojë të ardhurave mbi 300 milionë dollarë.

Presidenti mund të mbajë ligjërata dhe konferenca, si një nga paraardhësit e tij Bill Clinton dhe për secilën prej tyre të marrë honorar prej 250 mijë dollarësh.

Variant tjetër për Obamën është që të transferohet në Çikago, ku ai ka kaluar një pjesë të jetesës me bashkëshorten e tij Michele Obama.

Ai atje ka punuar si punonjës special, pastaj si avokat dhe profesor i juridikut, ndërsa në fund edhe si anëtar i Senatit të shtetit federal Ilinois, para se të bëhej senator federal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje