Clinton dhe paradoksi amerikan: Më shumë vota, por fiton Trump

10 Nëntor 2016, 12:30Bota TEMA

Hillary Clinton mori në telefon Trumpin dhe e uroi për fitoren në respekt të demokracisë amerikane. Një gjest fisnik që ndoshta Trump nuk do ta kishte bërë, ashtu siç premtoi se nuk do të njihte rezultatin e zgjedhjeve.

Por ajo që bën çudi me zgjedhjet amerikane, dhe kjo nuk është hera e parë, është që Trump fitoi votat e “zgjedhësve të mëdhenj”, por Clinton fitoi votat popullore.

Ky paradoks në SHBA ka ndodhur edhe herë të tjera dhe rasti më i freskët është ai i Bush me Al Gore, ku i pari u zgjodh president ndërkohë që i dyti kishte 500 mijë vota popullore më shumë.

Sistem i gabuar apo i drejtë, humbësit i takon ta respektojë, ndryshe vë në dyshim demokracinë amerikane.

Numëri final i dha Hillary Clintonit 59 milionë e 926 mijë vota, ndërsa Trump 59 milionë e 698 mijë vota.

Pra Clinton e mundi me rreth 227 mijë vota republikanin, por që nuk i hynë në punë për t’u zgjedhur presidente.

Clinton nuk e përmendi fare votën popullore edhe në fjalimin e saj të humbjes, pasi ka rëndësi sistemi i “kolegjit elektoral”, dhe atë e fitoi Trump. Bindshëm madje.

Në vitin 2000, kandidati Al Gore mori më shumë vota se Bush dhe pati kontestime të shumta, por jo për sistemin, por për dyshime manipulimesh në Florida.

Raste të ngjashme ka patur edhe në vitet ‘800, të paktën tre.

Arsyeja përse ka një ndryshim kaq të madh mes votës popullore dhe kolegjeve elektorale, është e thjeshtë.

Mjafton një votë popullore, pra të një individi më shumë, për të marrë gjithë kolegjet elektorale të atij shteti.

Pra nuk ka rëndësi nëse fiton me një votë më shumë në një shtet apo milionë vota më shumë, gjithsesi kandidati i merr të gjitha kolegjet elektorale, duke “shpërdoruar” miliona vota.

Ndërkohë që kundërshtari fiton ngushtë në shumë shtete të tjera, ai siguron më shumë kolegje elektorale pavarësisht se rezultati është i ngushtë.

Është një sistem plot difekte, të paktën në këndvështrimin europian.

Një sistem i kontestueshëm, padyshim.

Shpesh në Amerika diskutohet ndryshimi i tij, por për sa kohë është në fuqi, të gjithë duhet ta respektojnë./ Repubblica.it/ TemA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje