Skuadra e Trump: Kush do qeverisë me të

10 Nëntor 2016, 12:05Bota TEMA

Tashmë që Donald Trump fitoi sfidën më të madhe të jetës së tij, atë të zgjedhjes president, ‘angaria’ e fundit është zgjedhja e kabinetit qeveritar.

Shtypi i gjithë botës është shqetësuar më së shumti se si do të reagonteTrump nëse humbiste, pa shkruajtur asgjë lidhur me fitoren e tij dhe qeverisë që do të krijojë.

Tanimë që Trump u zgjodh, kanë nisur spekulimet lidhur me emrat që do të shoqërojnë atë në qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme.

Sigurisht që Trump do t’u japë prioritet besnikëve të tij, siç është normale të ndodhë, atyre që e mbështetën në fazat më të vështira të këtij rrugëtimi.

Mes të përzgjedhurve të “Dream Team” duhet të jete Ben Carson, ish-kandidati republikan që pas humbjes në primare doli në krah të Trump. Neokirurgu i njohur mund të marrë postin e sekretarit të Shëndetit. Një pozicion mjaft i rëndësishme dhe i “nxehtë”.

Një tjetër vend mund ta marrë ish-kandidati Chris Christie, Guvernatori i Nju Xhersit ishte një sponsor i madh i Trump. Sipas zërave, ai mund të marrë Departamentin e Drejtësisë.

Një vend me rëndësi në Pentagon mund të marrë edhe gjenerali Mike Flynn, ish-drejtor i “Defense Intelligence Agency”.

Përgjegjësi financiar i fushatës së Trump, Steve Mnuchin, und të marrë Departamentin e Thesarit.

Vendi më i rëndësishëm i qeverisë, sekretari i Shtetit, mund t’i shkojë ish-ambasadorit në OKB, John Bolton.

Më pas sytë janë drejtuar nga miku i ngushtë i Trump, Rudy Giuliane, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut.

Për të flitet për një pozicion në Departamentin e Sigurisë, ose super-këshilltar dhe strateg në krah të Trump.

Megjithatë këto janë ende zëra të pakonfirmuar dhe do të ketë rreth dy muaj kohë për Trump të vendosë se cila do jetë “Skuadra e tij e Endrrave”./ TemA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje