Ashtu siç kishte njoftuar, presidenti Bujar Nishani ka mbledhur këtë të premte Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në fokus të të cilit ka qenë çështja e kultivimit të kanabisit.
Të pranishëm në mbledhje kanë qenë zv.kryeministri Niko Peleshi, minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai i Drejtësisë Ylli Manjani, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kryeprokurori Adriatik Llalla, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako dhe zyrtarë të tjerë të.
Mbledhja ka nisur në orën 18:15. Mësohet se kanë qenë kreu i SHISH, drejtori i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm ata që kanë raportuar përpara kreut të shtetit lidhur me situatën e kanabisit në vend.
Nuk u kanë shpëtuar debateve as përfaqësuesit e qeverisë dhe as ata të institucioneve ligjzbatuese, dhe në veçanti ka pasur replika mes ministrit të Brendshëm dhe kreut të SHISH në lidhje me shkëmbimin e informacioneve, ku Tahiri mësohet të ketë thënë se policia gjithçka e ka bërë publike, dhe jo duke ngritur akuza mbi bazë perceptimesh, por çfarë ka dhënë në publik e ka dhënë me fakte të vërteta.
Mësohet se ministri i Brendshëm ka treguar dhe njëherë hartën e kultivimit të kanabisit në vend, por dhe pikat ku policia ka ndërhyrë për asgjësimin e parcelave të mbjella.
Nuk i ka shpëtuar debatit as numri dy i qeverisë Niko Peleshi, i cili pasi e ka cilësuar si të vonuar këtë tryezë, pasi qeveria i ka dhënë rezultatet e veta pozitive, të certifikuara dhe nga KE që rekomandoi hapjen e negociatave me BE, ka deklaruar se kjo tryezë nuk i shpëtoi kthimit të diskutimit në një diskutim kafeneje dhe se “kanabizimi” është ngritur mbi bazë perceptimesh dhe jo faktesh.
Ndërkohë, në fund të mbledhjes ka qenë zv.kryeministri Niko Peleshi që ka bërë një deklaratë për mediat. Në prononcimin e tij, Peleshi ka theksuar se çështja e kanabisit dhe debatet për të duhet të bazohen tek të dhënat zyrtare dhe jo tek perceptimet që i japin karakter politik.
“Ne kishim shpresën se në këtë nivel tryeza do t’i largohej vlerësimit të përceptimeve, por nuk ka ndonjë sekret se institucionet tona nuk kanë arritur ende nivelin e duhur për të bërë vlerësime të sakta dhe jo të bazuara në perceptime”, ka thënë Peleshi.
Megjithatë, ai ka shprehur bindjen se, pas kësaj tryeze agjencitë ligjzbatuese dhe kanalet e komunikimit mes tyre do të jenë më aktive.
“Do të ngremë në një nivel tjetër luftën kundër këtij fenomeni, që nuk lindi sot e as do të mbarojë nesër. Brenda fundit të janarit do të hartohet një strategji integrale kundër kanabisit, duke mundësuar parandalimin e kultivimit dhe duke ofruar incentivë për të varfërit që shpesh kriminalizohen”, ka vijuar Peleshi.
Megjithatë, në gjykimin e tij, “kjo është një tryezë e vonuar sepse qeveria i ka dhënë rezultatet e veta”.
CfarPerceptimesh politike o Qelesh qe u befsh pershesh? Po ku jeton o Pelesh kur Mediat e te dyja kraheve e Djathta dhe e Majta po merren perdit me Drogen qe eshte perhapur si kancer qysh diten e pare qe ju erdhet ne Pushtet? Ku jeton o Bythlepires I Edvin e Tahir Droges.Para 4 vjetesh kishim vetem nje Lazarat kurse sot kemi 200 e me shum Lazarata. Po pse ore me mashtrime e genjeshtra do te e mbani ju pushtetin? zot na ruajte nga mashtruesit e cultures Enveriste antishqiptare bolshevike
jo mencari po sypeshkaqeni miku i sadijes…
Ike , more Mentar , bej shuren qe te te hapen syte . BE-ja lavderoi qeverine e policine per luften e vazhdueshme dhe per rezultatet e arritura ne luften kunder kanabisit . Kush po mban pushtetin me genjeshtra e mashtrime , a i vrare ? Kampionet e botes per genjeshtra , mashtrime , shpifje , fjale te ndyra e ofendime , jane opozitaret tane rrugaçe e antishqiptare , qe votojne kunder vendit te tyre ne BE . E degjove kriminelin e Viçidollit , se me çfare gjuhe alabakesh foli (si gjithmone) ne Kuvend , diten e enjte ? Ai grup banditesh , zagaresh e kriminelesh me emrin PD , kurren e kurres nuk ka per te pare pushtet me sy
Gjynah qe paskemi nje “Mentar” te shkuar kot dhe qeveria rreh uje havan bashke me Presidentin…….a
mire e ka peleshi, eshte e vonuar mbledhja e shiten tani kot bejne llafe, po me cfar do bliheshin votat ne diber, po te ishte bere mbledhja me pare, pse budalla e dini ju peleshin??????????? hahahahah
TE DHJEFSHA ME “Tume” Keshill e Sigurise Kombetare…
Shikoni o Milet se per c´fare eshte Mbledhur ky Keshille????Per ca Rrenje Hashashi….SI NUK KENI TURPE..Lolo Presidenti Nishani:Me kete Mbledhje po i Thote Europes:E SHIKONI QE KAME TE “DREJTE” te thme se “HASHASHI SHQIPETARE” ESHTE RREZIK PER EUROPEN???DHE BOTEN???
Ky Inbjorant Lolo-President nuk e di se DROGE SHITET ME THASE NE MESE TE HOLLANDES..se ne c´do Stacjon Tren i ne Gjermani Droga ka Folene e saj..dhe shikon me dhjetra Perdorues dhe Konsumues te te “Mjellit”..
Nuk ja vlene te meresh …ju dhjefsha..Presidentin::Bujar Nishani nuk eshte Presidenti ime….te dhjefsha Mustaqet…burre Muti..lol