Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, i ka dhënë një prononcim Vizion Plus, përmes të cilit komenton zgjedhjen e Donald Trump president i SHBA-së. Çështja shtrohet nëse do të ketë ndryshim kursi të SHBA-së ndaj rajonit, e për pasojë Shqipërisë, diçka që vjen si pikëpyetje për shumë arsye. Më poshtë komentet e DioGuardi-t:
“Ne nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president.”
“Ai ka shqiptarë që punojnë kudo në ndërtesat e tij në New York. Kështu që unë telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por Rona m’u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur. Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Çikago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë.”
“Unë dhe bashkëshortja ime Shirley do të na duhet të bëjmë punën tonë që të sigurohemi që ai të mësojë se shqiptarët nuk janë vetëm portierë ndërtesash dhe roje sigurimi, por që janë njerëz që ende po vuajnë në Ballkan për shkak të dominimit sllav dhe nga korrupsioni nga vetë shqiptarët dhe nga sllavët, në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Kjo është një punë ende e pambaruar. Ne duhet të sigurohemi që t’i shpjegojmë atij që shqiptarët kanë nevojë për vëmendjen e tij. Duhet të kujtojmë se si president ai ka shumë çështje të mëdha: Ai kërkon të ndryshojë planin shëndetësor në SHBA, kërkon të ndryshojë ligjin e taksave, kërkon të punojë për infrastrukturën e Amerikës, kërkon që të ndryshojë rregullat për emigracionin. Tani ne po përpiqemi që të shtojë edhe një plan të tjetër për të, që të ndihmojë edhe shqiptarët. Kjo është ajo çka ne duhet të bëjmë.”
Nje shqiptar me shqiptar se te gjithe 120 hajvanet e parlamentit shqiptar. Joe & Shirli asnjehere nuk ka marre respektin e mertituar nga Shqiperia. Por si nje shqiptar i pandotur ai vazhdon ta mbroje Shqiperine qe vidhet, shitet, vritet cdo dite nga mercenaret.
BRAVOOOOOOOO AMERIKA KA SHQIPETAR TE VERTETE !!!
Wow, thjesht fantastik persa i perket perpjekjes se tij per te mbrojtur interesat e Shqipove. Bravo.
4 vite e shtyjmë dhe pa administratën Trump .
U ringjall ky fosili?
Ndihma NR-1 qe cdo shqiptar “me potence” duhet ti jap vendit tone eshte detyrimi qe tu bej te koruptuarve tane te Tiranes per te respektuar te drejten tone legjitime te votojme ketej ku jemi e keshtu ta ndertojme vendin tone sic e do koha qe ne emmigrantet qe jetojme ne Europe e njohim shume mire.
???????????????????????????????????????
Shume i sakte dhe transparent zotnia.
Bravo qe zemra i rreh ……….shqip !
??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Ti je njesh flori hap gojen dhe mer ca zarfe nga keto qe na plackitin Atdheun neve budallejve qe vazhdojme dhe i votojme!!!????
Të lumt more bir shqiperia shqiptarve vdekje tradhtarve
FANTASTIKE
NJE SHQIPETAR 100 KARRATESH,dhe crendesi ka ,e flet apo jo gjuhen.
Shqipen e ka ne gjak dhe zemer.
Na ben te mendohemi dhe te jemi krenar.
RESPEKT..Love from Albania!!Mister Jo….Zoti te te jape Shendet..lol
Zoti dashte qe shpresa e z. Dio Guardi te behet realitet. Por me pare te behemi ne shqiptaret ketu, te kuptojme qe jemi viktima te votes tone militante. Pse votojme kur ne jemi gjithmone humbes? Faleminderit z. Dio Guardi qe po beni maksimumin , dhe tregoni se jeni me shqiptar se ne ketu. Brezat e shqiptareve do ju permendin qofte dhe per mendimin qe keni per transformimin per mire te Shqiperise.
…por duhet të paguani për lobimin e tij.
Po del tani ca bete
Pse slobuat ta shpetonit shqiperine
Nga neokomunistet.
Po e late sa e bene zhele.