Një mrekulli në udhëtim e sipër shpëton ekipin izraelit nga një tragjedi e mundshme.
Humbja e presionit në fluturim dhe dëmtimi i krahut të majtë të avionit me të cilin udhëtonte ekipi i Izraelit ka qenë shkaku i uljes emergjente në pistën e aeroportit të Rinasit, 5 minuta pasi ata ishin ngritur nga pista e fluturimit.
Kështu raporton të paktën Report TV, që ka zbardhur detaje nga shkaqet e kësaj ulje emergjente ku gjithçka është pikasur në fluturim dhe fatmirësisht 93 pjesëtarët që ishin në bordin e avionit Boing nuk pësuan asnjë dëmtim.
Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës disa orës pas ndeshjes ku izraelitët fituan 0-3 me Shqipërinë ata u larguan me avionin që mbërritën, por pas defektit të konstatuar në ajër pasi avioni humbi lartësinë dhe shpejtësinë, ata u ulën sërish në pistë.
Një avion tjetër erdhi nga Izraeli dhe në mesditë pasi qëndruan për afro 9 orë në terminalin VIP të aeroportit ata u larguan pas asnjë problem.
Ekipi mbërriti rreth orës 14:53 minuta me orën lokale në Izrael ndërsa mediat atje e përshkruajnë si një mrekulli konstatimin e defektit para se të ishte vonë.
Hajde se po ben nja nje jave emisoin qerosi i klanit
“Terrorism apo corb kazani”
Atehere qenka Shqiperia e zgjedhura e Zotit , jo Izraeli
Shum turp qe humbem , ata ishin ekip koti
desh lant lesht maskarejt per ato 3 pike qe moren me pisllek. heres tjeter n’kok e pacim.