Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Alexei Ulyukayev, është arrestuar në lidhje me dyshimet për ryshfet.
Organi kryesor anti-korrupsion i Rusisë, Komiteti Hetimor, tha se Ulyukayev ka marrë një pagesë prej 2 milionë dollarë.
Ministria e tij kishte dhënë një vlerësim pozitiv i cili bëri që gjiganti i naftës, “Rosneft”, të merrte 50% të aksioneve në një kompani tjetër të naftës, “Bashneft”.
Ai është zyrtari më i lartë rus i arrestuar, që nga përpjekja për grusht shteti në vitin 1991, në kohën e Bashkimit Sovjetik.
“Arrestimi ka të bëjë me marrje ryshfeti nga përfaqësuesit e Rosneft, të shoqëruar edhe nga kërcënimet”, tha Svetlana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetues, për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.
“Ulyukayev u kap në flagrancë ndërsa merrte ryshfetin”, ka theksuar ajo.
Nëse shpallet fajtor, ministri do të vuajë dënimin me burg nga 8 deri në 15 vjet.
Ulyukayev u emërua ministër i Ekonomisë më 2013.
Para kësaj, ai ka qenë zëvendësdrejtor i Bankës Qendrore të Rusisë për një dekadë.