“Mos gjuaj por duaj” kjo është fushata që Ministria e Brendshme së bashku me partnerë ndërkombëtarë do të ndërmarrin për të mbledhur armët pa leje. Policia do të shkojë në çdo shtëpi për të komunikuar rrezikun që vjen nga armët.
“Do nisim një fushatë të gjerë në çdo qytet, fshat e shtëpi për mbledhjen e armëve pa leje.
Nuk është detyrë e lehtë por fitorja më e madhe do të jetë edhe sikur të bindim dhe 5 njerëz në çdo qytet të mos mbajnë armë pa leje.
Do të shkojnë në çdo shtëpi për të komunikuar rrezikun e armëve dhe për të kirjuar shtegun ligjor të braktisjes së armëve”, deklaroi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.