Burg pa afat per Ervin Duken, 29-vjecarin e arrestuar tri dite me pare ne banesen e vet ne fshatin Gurras te Pogradecit.
Kjo ka qene masa e sigurise dhene nga gjykata e ketij qyteti per te akuzuarin “Per mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”, mase e cila eshte kundershtuar nga avokati Nevzat Tarelli i cili nisur nga gjendja shendetesore e Dukes ka kerkuar arrest shtepie me mbikeqyrje elektronike, gje e cila eshte kundershtuar ne cast nga prokurori i kesaj ceshtjeje ashtu sic nuk eshte pranuar as nga gjykata.
Mospranimi ndodhi per te vetmen arsye se avokati nuk ka pasur nje raport mjekesor qe verteton zyrtarisht gjendjen e renduar shendetesore te te akuzuarit per “armembajtje pa leje”, prove te cilen, tha avokati Nevzat Tarelli do ta paraqesim ne seancen e radhës, ate te Apelit pasi do te kerkohet nje tjeter mase sigurie ne Apelin e Qarkut te Korce, raport te cilet jane te gjitha gjasat ta kerkojne ne Larisa, ne spitalin ku Duka eshte mjekuar pas plagosjes ne Siri shkruan ‘shekulli’.
Duhet thene se ne seancen e dhenies se mases se sigurisë, nga prokurori eshte folur vetem per akuzen e ngritur ndaj Dukes, qe ka te beje per ato cfare jane gjetur ne banesen e tij ne hyrje te fshatit Gurras.
Gjendja shendetesore
Ndonese seanca eshte zhvilluar pa pranine e gazetareve meqe nuk ka patur asnje lloj njoftimi per zhvillim e mases ndaj luftetarit te ISIS, avokati Nevzat Tarelli ka bere me dije se klienti i tij ka nje demtim te pjesshem te shtylles kurrizore, ndaj dhe per kete pothuajse nuk e leviz njerin krah nderkohe qe ka veshtire- si ecje dhe me kemben e te njejtit krah.
Tarelli, nuk ka bere asgje me dije per trupin gjykues per vendin ku eshte demtuar i mbrojturi prej tij. E vetmja gje qe avokati ka bere te ditur per Duken eshte ajo kur tha se, shume shpejt do te paraqes nje raport per gjendjen shendetesore te te prangosurit.
“Nuk kam pasur dijeni per pranine e nje kallepi tritoli dhe te nje sasi fishekesh ne banesen time”, keshtu mesohet te jete shprehur per gjykaten Ervin Duka pasi, sipas tij, po te kisha dijeni, ju siguroj se me e pakta qe do beja ishte ti largoja nga banesa ime, sepse, as kallepi i tritolit, por as fisheket nuk me hynin ne pune”, kane qene te vetmet fjale thene per gjykaten nga 29- vjecari per te cilin burime jo zyrtare thane se jo vetem ka qene ne Siri, por dhe eshte plagosur atje.
E ndersa ne Pogradec i arrestuari i kater diteve me pare eshte lene ne qeli mesohet se Prokuroria e Krimeve te Renda te Tiranes ka nisur nje leterporosi per homologet e Prishtines per te marre prej andej te gjithe rrefimin e grupit te te arrestuarve si te dyshuar per sulme ne prag te ndeshjes me Izraelin.
Mendohet se dy prej te arrestuarve te Kosoves jane “dorezuar” dhe po bashkepunojne duke treguar te gjithe mekanizmin e sulmeve qe do te beheshin ne “Loro Borici”, qe mendohet se duhej te ishin te ngjashme me sulmet ne lokalin “Bataklan” te Frances dhe ne dy sulmet paralele qe ndodhen ne Paris.
Burimet tregojne se ekzistojne pergjime te pafundme, ku te dhenat tregojne se edhe emri i Dukes ka dale gjate pergjimeve te grupit qe sipas prokurorise duhej te funksiononte mes Shqiperise, Maqedonise dhe Kosoves!
Me qe eshte plagosur ne lufte,te shkoje ta mjekojne ISIS. Po municionin luftarak qe kishte ne shtepi ja ”futi” i jati???? Avokati jo per hir te parave qe do ti kene premtuar duhet te justifikoje para drejtesise nje vrases ,nje terrorrist,por dashka dhe ta lere ne shtepi.