Ajo u bë e famshme në klipin e Justin Bieber “What do you mean”, por tanimë është gruaja e një miliarderi.
Modelja moldave Xenia Deli u martua pak javë më parë me miliarderin egjiptian Ossama Fathi Rabah al Sharif.
Ata patën një ceremoni luksoze në Santorini, që shkoi mbi 1 mln euro.
Ajo po shijon pushimet në Spanjë momentalisht.
“Ndjehem si një lepurush i lumtur”, shkruan ajo në rrjetet sociale.