Pak ditë më parë u raportua për rrugëtimin e flotës ushtarake ruse drejt Sirisë.
Ato mbërritën në portin e Latakias ku kanë nisur tashmë sulmet.
Fotot e mëposhtme të botuara nga “The Sun” tregojnë momente nga sulmet.
Rusët kanë bombarduar Aleppon duke vrarë të paktën 3 xhihadistë vetëm në sulmin e parë.
Por rreziku është që viktima të mbeten edhe civilët.
Dhjetra të tillë janë vrarë nga forcat ruse, sipas OJQ-ve të ndryshme.
Por Rusia e ka mohuar shpesh një gjë të tillë, madje edhe kur faktet ishin kokëforta.
Duket se Putin është gati të bëjë gjithçka për t’i rikthyer Aleppon mikut të tij Assad.