“Policia e Kosovës parandaloi një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael”

16 Nëntor 2016, 18:48Rajoni TEMA

Prej disa ditësh ka debate të nxehta, nëse sulmet terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael kanë qenë një rrezik real, apo thjesht spekulim.

Por, presidenti kosovar, Hashim Thaçi, thotë se ka pasur vërtet një plan, dhe policia e Kosovës e parandaloi atë.

Jam krenar që edhe “Transaprency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.

Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.

Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.

Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji”, shkruan presidenti kosovar.

Para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, në Shqipëri dhe Kosovë u arrestuan disa besimtarë myslimanë si personat e dyshuar për sulmin terrorist, çka ka ngjallur zemërim tek myslimanët.

1 komente në ““Policia e Kosovës parandaloi një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael””

  1. WEB1 says:

    Prit tani kur te filloje ndonjeri te hedhi akoma dyshime ,jo po ishte e sajuar ,jo po ishte islamofobi e pordhe te tjera” specialistesh”ketu ne tema !!!e perseris edhe nje here ,,kush beson se ne shqiperi nuk ka integraliste islamike te tipit “ta presim koken ne lidhje direkte “ose nuk ka sy ose i duhet nje psikiater

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje