Skandalet korruptive në Rusi, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë

16 Nëntor 2016, 15:57Bota TEMA

Një tjetër person është arrestuar ditën e sotme në Rusi pas një skandali korruptiv.

Ditën e djeshme përfundoi në pranga ministri i Zhvillimit ekonomik Aleksej Uljukaev, ndërkohë që sot i ka ardhur radhe ish-zv/kryebashkiakut të Shën Peterburgut.

Ministri kishte marrë ryshfet për një tender në sektorin energjitik, ndërsa ish-zv/kryabshkiaku Marat Oganesian  (ne foto) është ndaluar në Moskë për mashtrim në vlerën 730 mijë euro.

Ai kishte mashtruar me kostot e rikonstruksionit të stadiumit Zenit Arena duke shkaktuar dëm 50 mln rubla, pra 730 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje