Në darkën presidenciale me reporterët e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2011, Barack Obama parashikoi zgjedhjen e Donald Trump president si dhe ndryshimet që do të mund të sillte ai.
Në fakt, ishte më tepër një batutë nga ana e presidentit, ndërsa të gjithë të pranishmit qeshën me të.
Por, diku në fund të sallës, disi i vënë në vështirësi, gjendej edhe vetë Trump. Ai e kaloi me qetësi momentin, por në rrjetet sociale ka shpërthyer teoria se ka qenë piëkrisht pas këtij momenti, që Trump vendosi se një ditë do të kandidonte dhe do të arrinte të hynte në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, pesë vite më pas, ata që qeshën me të, sot duhet të mendohen mirë, pasi përpara tyre kanë presidentin e zgjedhur të SHBA.