Në grupin kriminal që shiste drogë në zonën e ish-Bllokut, kanë qënë pjesëmarëse dhe dy femra Sonila Dinoshi dhe Aurora Liço, e cila shiste lëndën narkotike nga parukeria e saj. Vajzat në bisedat e tyre flisnin me kode, duke e quajtur heroinën dhe kokainën “Bojë”. Liço ka bashkëpunuar ngushtë me të pandehurit Donard dhe Haki Belaj si dhe të pandehurën Sonila Dinoshi, në prodhimin e lëndës narkotike( ndarjen në doza të saj) si dhe në shitjen e saj.
Pas largimit të të pandehurit Kol Kllapi në Gjermani, e pandehura Aurora Liço, i ka siguruar lëndë narkotike të pandehurës Sonila Dinoshi, të cilën e blente tek të pandehurit Donard dhe Haki Belaj.
Nga aktet e hetimeve paraprake rezulton e provuar se, në momentin e ndalimit të saj nga ana e policisë gjyqësore, të pandehurës Aurora Liço, i është gjetur një dozë lënde, e cila rezulton lëndë narkotike e llojit heroinë sipas aktit të ekspertimit kimi, raporto Shqiptarja.com. Gjithashtu nga akti i ekspertimit toksiokologjik të kryer në lidhje me të pandehurën Aurora Liço rezulton se kjo shtetase ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike të llojit heroinë.
Përgjimi:
Në një bisedë të nëntorit 2015 mes Sonila Dinoshit dhe Aurora Liço komunikohet:
Liço: Alo
Dinushi: M’i bo, ma bojë gati bojrat e tjera mu
Liço: Epo duhet te vish njehere ti pastaj..
Dinoshi: Po pra po vij unë po hë..aty do vij
Liço: Ku je?
Dinoshi: po ja t’mar autobuzin tashi,se kam për taku dhe dikë aty te brryli,dhe aty te ty do vi
Liço: Hajt Ciao
Dinushi: Ik ciao hajd
Pak më vonë vajzat bëjnë këtë bisedë
Dinushi: Aurora mos ik nga dyqani,erdha se do marr 10 bojrat, të dhjeta bashkë.
Liço: Si
Dinushi: Do marr ato dhjetë bojrat,dhjetë bashkë,siç mora 5 tashi do edhe 10 tashi.
Liço: Po kur?
Dinushi: Tashi direkt
Liço: Mirë Hajde
Dinushi: Hajd Ciao!
Liço: Se ktu jam
Ndërkohë në bisedën e zhvilluar mes Aurora Liços dhe shtetasit Donard Belaj “Naku” zhvillohet kjo bisedë:
Liço: Alo
Belaj: He, ku je
Liço: Unë tani ketu afer te dyqani im jam, do le ca ushqime qe kam bler për shppi dhe do dal në dyqan prap
Belaj: Mire , do jesh te dyqoni ti
Liço: Po po me mer ate me vete ate me
Belaj: cfar
Liço: Mer me vete icik ateeeee
Belaj: Ca mo lal
Liço: E more vesh me
Belaj: Po jo pra jo
Liço: Atë të zezën
Belaj: Ahaa po! Mu ftillo dot shpejt e shpejte ti
Liço: Po po tak tak.