Prokuroria kërkon 4,5 vjet burg për Anjeza Shabanin, por mund të lirohet menjëherë

18 Nëntor 2016, 14:04Kronika TEMA
Prokuroria kërkon 4,5 vjet burg për Anjeza Shabanin, por mund të

Anjeza Shabani u filmua duke dhunuar në mënyrë barbare një fëmijë në kopshtin që drejtonte,  por ajo mund të lirohet pas 6 muajsh paraburgim.

Ish-gazetarja që administronte një kopësht u filmua duke rrahur një fëmijë, dhe më vonë u zbulua se kishte dhunuar edhe të tjerë.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për të, por duke qenë se ka pranuar fajin ajo përfiton gjykim të shkurtuar duke iu ulur dënimi nga 4,5 vjet në 3 vjet.

Megjithatë  avokati mbrojtës ka deklaruar se Shabani ka shfaqur shenja pendese dhe kërkon dënim 1 vit burg.

Duke qenë se Shabani prej 6 muajsh është në paraburgim dhe llogaritet dyfish, nëse pranohet kërkesa e avokatit ajo mund të dalë menjëherë nga burgu.

Vendimi që pritej të jepej sot u shty teksa Shabani nuk ishte e pranishme në gjykatë.

1 komente në “Prokuroria kërkon 4,5 vjet burg për Anjeza Shabanin, por mund të lirohet menjëherë”

  1. liza ne boten e cudirave says:

    Cfare behet keshtu ?? Ne cilin shtet jane keto ligje, qe per pendim lirohesh ????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje