Policia italiane ka arrestuar shqiptarin Zamir Dajcaj, një eksponent i rëndësishëm i familjes mafioze “Ala mazzarrota”, me aktivitet në provincën e Mesinës në Siçili.
Dajcaj, 46 vjeç, njihej me pseudonimin bosi “Zanna”.
Ai është dënuar në vitin 2014 me 12 vjet burg gjatë hetimeve të operacionit “Gotha – Pozzo II”.
Për arrestimin e tij u angazhuan forca policore nga toka dhe ajri.
Zamir Dajcaj fshihej në komunën Case Bruciate në provincën e Messinës, në një banesë të rrethuar 60 mijë pemë agrumesh e pemë ornamentale, për të cilat ai ishte kujdesur vetë.
Mesoni qe te shkruani shqip, ore gazetare “dru-me-pre”! Mos na sillni lajme te tilla qe vetem rrugaçeve u duhen. Injorantet u vene epitete njeri-tjetrit si “boss”, “i forti”, etj. Çfare bosi eshte nje rrugaç? E kujt i plasi se kush u vra apo u arrestua? Ai qe ka zgjedhur kete rruge, ate fund do te gjejë.
100% Kritiku si plasi njeriut per keta legena