Te braktisur dhe enden rrugeve duke lypur ose mbyllur nga familjaret sepse kane frike prej tyre.
Ky eshte fati te semureve me dore sot.Askush nuk kundeset per mjekimin e tyre.Shteti kujtohet per ta dhe i mbledh vetem kur ndonje i semure mendor kryen ndonje krim.
Një shtresë në nevojë e shoqërisë përsa i përket trajtimit për kurim të detyruar.
Fiksi solli në vëmendjen e të gjithëve disa raste madje një prej tyre edhe ekstrem.
Në Fier gazetarët takuan në rrugë dy persona të sëmurë nga shëndeti mendor të cilët jetonin të vetmuar.
Bardhyli është njëri prej tyre. “Më tallin dhe unë i çmendur jam, nuk di çfarë bëj” shprehet ai. Jeton i vetëm pa ndihmë dhe shumicën e kohës e kalon rrugëve. Duron fyerjet e shumta dhe pranon faktin se është “I çmendur”.
Edhe Erjoni ka një histori deri diku të njëjtë , përpos problemeve të tjera duhet edhe të lype, pasi nuk merr as ndihmë sociale. Ndihet i harruar jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga institucionet e shëndetit mendor.
“Në spitalin psikiatrik të Vlorës nuk më mbajnë, kështu që rri nëpër rrugë dhe lyp, se dua të ha”- thotë ai.
5 vjet i mbyllur ne shtepi nga familjaret.
Një tjetër fenomen është ai që shumë persona të sëmurë mendor mbahen nga të afërmit brenda mureve të shtëpisë. Kjo edhe për faktin e rrezikshmërisë së tyre. Një rast i tillë ndodh të ekzistojë edhe në lagjen “8 shkurti” në qytetin e Fierit. Feruze Demiri me vëshirësi të mëdha kujdeset për djalin e saj të sëmurë prej shumë vitesh. Ajo me lotë në sy hap derën e shtëpisë së saj për të treguar mënyrën se si e mban djalin e saj , por dhe jetesën e mjerueshme që bëjnë edhe 4 pjestarët e tjerë të familjes.” Kam frikë se djali do të më vrasë më thotë më jep thikën shkrepsen, kërkoj ndihmë, na dhunon, jetojmë keq” –pohon Feruzja mes lotësh. E motra tregon se gjëndja është shumë e rënduar, madje na tregon rastin më të fundit të dhunës ushtruar kundrejt saj nga vëllai vetëm se ajo doli në ballkon. Këtij shqetësimi I bashkohen edhe banorët e pallatit të cilët shprehen se I sëmuri mendor përbën nrrezik për fëmijët e tyre dhe nuk hezitojnë të tregojnë frikën që kanë për t’i lënë vetëm fëmijët e tyre në pallat. Kurse një vajzë e vogël fqinjë e familjes Demiri thotë: Duhet të dal e shoqëruar gjithmonë se kam frikë se hapet dera dhe kushedi çfarë do të më ndodh.
Raste të tilla ka kudo. Ka edhe nga ata që kërkojnë ndihmë për vetën.
Dalila,44 vjecarja qe kekron ndihme nga shteti
Në Kombinat jeton një 44 vjeçare, Dalila e cila vuan nga shëndeti mendor. Ajo jeton bashkë me të atin 84-vjeç I cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Ata nuk mund të kujdesen më për njëri-tjetrin dhe kerkojnë ndihmë. “Kujtoja se mund t’ia dilja mban, por nuk mundem. Nuk kam më fuqi” shprehet ajo. Gazetarët e shoqëruan Dalilën te institucionet përkatëse. Konkretisht gazetarët paraqitën një kërkesë në Njesinë Adminitrative nr. 9. Më pas e shoqeruan Dalilën te Sherbimi Social Rajonal Shtetëror, të cilët ofruan ndihmë vetëm për të atin, për ta strehuar në Shtëpinë e të Moshuarve. Ndërkohë nga Shërbimi Social i Përgjithshëm u dha një përgjigje vetëm nëpërmjet postës elektronike, ku zv/drejtoresha Lida Leskaj thotë se: për personat me aftësi të kufizuara janë vetëm qendrat e zhvillimit të cilat janë qendra për moshën nga 0 në 25 vjeç. Mbi këtë moshë personat me probleme të shëndetit mendor trajtohen në qendrat komunitare të shëndetit mendor. Për Dalilën që është 44 vjeçe shteti nuk ka parashikuar asgjë.
duhet te ngrihet nje strukture e mire dhe e peshtashme sociale dhe ligjore per te semuret mendore ne shqip. nuk duhen braktisur ne vetvete
Shtet maskara. Dhe per semundjen te caktojne moshe. Ose vdis ne rruge.
Qelbesirave nuk ju dalin leket buxhetit te shtetit per vete, jo me te kujdesen per fatkeqet.
Edhe per te cmenmit e FIKSIT, ILIR BEQJA qe nxorri sot STOPI duhet te pergjigjet. habitem se si prkuroria nuk fillon menjehere procedimin penal per shperdorim detyre ndaj atij mostre?!