Ngacmoi 12-vjeçaren në Durrës, autori: Më pëlqente seksualisht

16 Nëntor 2016, 11:46Kronika TEMA

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Çullhaj, i cili u prangos pak ditë më parë, sepse i dha një vajze 12-vjeçare një letër me përmbajtje erotike dhe numrin e tij të telefonit.

Autori i pranishëm në sallën e gjyqit e pranoi gjithë sa kishte bërë dhe kërkoi gjykim të shkurtuar.

“Veprova në atë mënyre pasi vajza më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellesisht për veprimin tim”, ka thënë ai para gjykatës.

“Nuk mendova se do të bëhej kaq e madhe”, vijoi më tej ai.

Çullhaj u arrestua pasi i dha vajzës me iniciale A.M., 12 vjeçe një letër ku kishte shkruar numrin e tij të celularit dhe fjalë të turpshme, si dhe ka tentuar ta marrë në makinën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje