Vrau nënë e bijë, Marjan Rroku kërkon liri: Drejtësi, pa qielli le të çahet!

16 Nëntor 2016, 15:46Kronika TEMA
Vrau nënë e bijë, Marjan Rroku kërkon liri: Drejtësi,

Marjan Rroku, ish-­shikasi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda Canajt dhe nënës së saj Mbarimes, nis një tjetër përballje me drejtësinë shqiptare. “BalkanWeb” ka mësuar se pasi iu refuzua kërkesa për rigjykim të çështjes, studenti i fizikës bërthamore bëri kërkesën e radhës në Gjykatën e Tiranës, duke këmbëngulur për të dalë në liri, me arsyetimin se vendimi i shkallës së parë, është i pavlefshëm, pasi nuk përmban firmat e tre anëtarëve të trupit gjykues që kanë shqyrtuar cështjen penale ndaj tij.

Për më shumë se 40 minuta, Rroku paraqiti para gjykatës arsyet e pavlefshmërisë së vendimit dhe për rrjedhojë edhe të urdhrit të ekzekutimit që e mban prapa hekurave. Në sy binte fakti, se Marjan Rroku kishte zgjedhur të mbrohej vetë para gjykatës dhe nuk kishte marrë avokat. Rroku i tha gjykatës se e kupton sa e vështirë është për një gjykatës të vendosë për një të dënuar me burgim të përjetshëm, në një shoqëri paragjykuese, por teksa kërkonte lirinë citoi shprehjen: “Drejtësia të vihet në vend, pa qielli lë të çahet”.

Prokurori Hysen Keta, tha se kërkesa e Marjan Rrokut duhet të rrëzohet si e pabazuar në prova dhe ligj. Edhe gjykatësi Gerd Hoxha, në përfundim të gjykimit e rrëzoi kërkesën e ish­-shikasit, si të pabazuar dhe i shpjegoi të dënuarit me burgim të perjetshëm, se kërkesa e tij është bërë jashtë cdo afati.

Gjithashtu gjykatësi sqaroi se vendimi me shkrim dore që ndodhet në dosjen gjyqësore, mban firmat e tre gjykatësve. Marjan Rroku është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë para pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Ai është dënuar përjetësisht në mungesë. Gjatë vite më parë, u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas një beteje thuajse më shume së 3 vjeçare kundër ekstradimit, u soll me pranga në duar në Shqipëri. Aktualisht vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës.

4 komente në “Vrau nënë e bijë, Marjan Rroku kërkon liri: Drejtësi, pa qielli le të çahet!”

  1. Toni says:

    Besoj se ka te drejte, duhet ti hiqet denimi me burgim te perjetshem. Te rigjykohet dhe te denohet me varje ne litar, malok i neveritshem.

  2. Qifja e Çameve says:

    Po Ardit Gjebreja çfare mendimi ka ?

  3. MAJAKOVSKI says:

    Pse nuk shkuan avoketer te tij me iniciative Ardit Gjebrea dhe Eni i Cobanit

  4. Bajoneta says:

    Me llogjiken e malokut ky duhet te marre dhe demshperblim.O Zot pse i ke mbledhur te gjithe te keqinjte ne kete toke qe quhet Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje