Arsyet dhe motivacionet për një skualifikim të gjatë mund të jenë nga më të ndryshmet dhe të veçantat, por ajo më e pabesueshmja dhe e jashtëzakonshmja vjen nga futbolli femëror. Kështu, duke u zhytur në futbollin me pesë yje dhe saktësisht në kampionatin rajonal femëror, Giulia Mirmina, futbolliste e skuadrës së Atletico Foligno, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë nga ana e arbitrit dhe reagon iu afruar dhe bërtitur: “Dua ta puth pafundësisht”. E ka shkruar vetë arbitri i ndeshjes, që duhet saktësuar se ishte një mashkull, në raportin e tij për Gjykatësin Sportiv, Marco Brusco, i cili nga ana e vet ka dhënë vendimin fatal, duke dekretuar kështu një skualifikim prej 6 ndeshjesh për futbollisten e “çmendur”.
“E dënuar të lërë fushën për shkak të dy kartonave të verdhë, në vend që të braktiste fushën, tentonte të afrohej me arbitrin e ndeshjes duke ulëritur në mënyrë provocative: “Dua ta puth pafundësisht”. Vetëm ndërhyrja e disa shoqeve të ekipit e kanë bllokuar duke i ndalur asaj kontaktin fizik me arbitrin, i cili u bë objekt i ofendimeve dhe frazave të pasjellshme”, citohet në raportin e dorëzuar pranë Gjykatësit Sportiv. Një puthje natyrish provokuese, një mënyrë anormale për të protestuar. Në Terni, Atletico Foligno u mund me rezultatin 6-1 nga CLT, por i gjithë Palasport do ta kujtoj këtë ndeshje për ulërimën e futbollistes femër dhe shfryrjen e mllefit të saj, për të kërcënuar arbitrin mashkull me një puthje.