Ajzenhaueri i Amerikës frymëzon gjeneralen e parë femër në Shqipëri

22 Nëntor 2016, 18:33Sociale TEMA

Manushaqe Shehu, e para grua në Ballkan që u bë Gjenerale, thotë se ia ka borxh karrierën e saj mbështetjes së familjes, ndërsa thekson se është udhëhequr përherë nga një moto e heroit amerikan të luftës.

Nga Fatjona Mejdini  

Manushaqe Shehu u bë gjenerale e forcave të armatosura të Shqipërisë më 16 nëntor.

Emërimi i saj ishte një rast për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan. Në moshën 51-vjeçare, ish-kolonelja është e para grua që arrin këto rangje në ekzistencën 104 vjeçare të shtetit të pavarur shqiptar.

Shqipëria ndërkohë ka fituar njohje duke u bërë i pari vend në Ballkan që ngre një grua në gradën e Gjeneralit.

Ajo iu bashkua ushtrisë shqiptare 32 vite më parë, kur ishte 19 vjeçe duke ndjekur gjurmët e anëtarëve të tjerë të familjes, siç i tha ajo BIRN në një intervistë.

“Vij nga një familje ushtarake. Babai, xhaxhai dhe dy vëllezërit e mi ishin pjesë e ushtrisë,” tha ajo.

Gjeneralja Shehu i tha BIRN se ajo i mbijetoi jetës së vështirë si grua në një garnizonin ushtarak me vullnet të fortë dhe krenarinë që i vinte si pjesë e aktiviteteve të rëndësishme ushtarake.

Megjithatë, ajo thotë se gjatë karrierës së saj të gjatë në ushtri ajo u përball me momente të vështira ku nevojitej jo vetëm fizik i fortë por edhe shumë rezerva mendore.

“Ka pasur shumë çaste të vështira në punën time. Më kujtohet një herë kur mu desh të marshoja 24 orë në shi me 40 kilogramë pajisje,” kujton ajo.

“Një nga situatat më kritike ishte në fshatin Pjeçë në vitin 1988. Ne shkuam atje me tenda por për shkak të një stuhie dëbore, ngecëm atje për një muaj,” shtoi ajo.

Shqipëria u bë anëtare e aleancës së NATO-s në 2009 dhe që atëherë ushtria shqiptare ka mbështetur vazhdimisht misionet e aleancës me trupat dhe shërbimet e tjera.

Në linjë me standardet e NATO-s, vendi nuk ka më një ushtri të shumtë në numër, por një personel ushtarak profesional prej 8500 vetësh, ku rreth 14 për qind janë gra.

Nënë e dy fëmijëve, Shehu thotë se mbështetja e familjes së saj ka qenë kritike në suksesin e karrierës së saj.

“Dy fëmijët e mi dhe bashkëshorti më kanë dhënë frymëzim për të shkuar më parë në karrierë. Pa ndihmën e tyre, nuk do të isha kurrë këtu ku jam,” tha ajo.

Megjithatë, ndonjëherë jeta e pasur ushtarake ka një çmim. Gjenerale Shehu pranon se ajo nuk ka qenë gjithnjë e pranishme te fëmijët kur ata kishin nevojë për të, për shkak të angazhimeve të saj në punë.

“Si nënë, çaste të vështira ka pasur shumë, më tepër kur fëmijët e mi kishin nevojë për mua dhe unë nuk mundesha t’i isha pranë,” tha Shehu.

Ajo gjithashtu pranon se donte të bëhej gjenerale që nga momenti kur u bë oficere.

Megjithatë, ajo filloi ta besonte këtë ëndërr vetëm në vitin 2010, kur u ngrit në rankun e koloneles, pas përfundimit të studimeve master në sigurinë kombëtare.

Ajo beson se shanset e saj për të shkuar më lart në shkallën e gradës Gjenerale u përmirësuan sërish kur Shqipëria bëri Mimi Kodhelin të paren Ministre Mbrojtëse në vitin 2013.

“Kisha një mundësi të madhe që nga çasti kur Mimi Kodheli u caktua ministre, megjithëse pasi u bëra kolonele kisha filluar tashmë ta besoja se mund të ecja përpara në karrierën ushtarake,” tha ajo.

Në jetë dhe në punë, ajo mbetet e udhëzuara nga fjalët e një tjetër gjeneral i famshëm, heroi i Luftës së Dytë Botërore të Amerikës dhe presidenti Ajzenhauer, i cili kishte si moto: “Planet janë asgjë; planifikimi është gjithçka”.

4 komente në “Ajzenhaueri i Amerikës frymëzon gjeneralen e parë femër në Shqipëri”

  1. Gjunkshi me llastiqe says:

    Bëni dhe Ylberin shef shtabi dhe ju [email protected] ushtrinë e kuksianeve dhe dibranëve.. zonat më të prapambetura dhe katundare të Shqipërisë. Dhe vini na flisni për Azejnhaurin e Amerikës me këto qe hynë në ushtri për ti shpëtuar bukës së misrit dhe me frymëzim Mao Ce Dunin e Kinës. Nuk bëhet ky vend joo.. se çelsat i ka në dorë katundaria.
    Të paktën mos na hapni barkun me kësisoj barcaletash.

  2. ben says:

    Ne arme skemi
    Minicione jo
    anije nje qe ishte per peshkim e nisem ne egje
    Aeroplane jo
    Tankse jo
    Helikoptere nja 2 cope per nevoja humanitare.
    Pse nuk I zgjedhin gjithe gjeneralet femra si kjo bile te kene qene misse se kur te behet ndonje parade te pakten te kete ca te shofi njerezia.

  3. Gjin bue shpata says:

    Gazetare e ke gabim kur flet e para gjenerale ne ballkan. Per dijenine tende ka kroacia dhe sllovenia ne radhet e veta Gjenerale femra.

  4. vlora.vlora says:

    Jemi mbushur me kolonele dhe gjenerale qe s kane as pervojen me te vogel ne lufte ,testi per keta duhet te ishte ne rajone lufte per nje vit per eksperience pastaj ,te tjerat me radhe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje