Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur për herë të parë për sulmin me salcë që iu bë më 17 nëntor nga studentja Mirela Ruko e Lëvizjes për Universtitetin.
Ajo tha se ata që kundërshtojnë reformën në Arsim, nuk e kanë lexuar fare atë dhe vetëm veprojnë për t’u shfaqur në mënyrë heroike.
Nikolla foli në “Studio e Hapur” të “News24” për sulmin. Ajo tha se protestuesit janë në të drejtën e tyre të protestojnë pasi koha kur protestuesit vriteshin në mes të bulevardit dhe burgoseshin ka ikur.
“Ka pak për të folur, nuk kam dëshirë ta komentoj shumë. Protestuesit janë të lirë dhe në të drejtën e tyre të protestojnë. Iku koha kur protestuesit vriteshin në mes të bulevardit. Megjithatë,
Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, jo se derdhi salcën në kokën time, por se është përfshirë në një grupim politik që nuk ka lidhje me demokracinë, por është një grup anarkik”, tha Nikolla.
Duke kujtuar një frazë të ishsekretares amerikane dhe kandidates për presidente Hilary Clinton, Nikolla tha se nuk e ka përjetuar personalisht por shumë seriozisht.
Çfarë ndjetë?
Shihet në pamje përjetimi im. Një mikeshë e ime më kujtoi diçka. Më dha një përgjigje të Clinton kur e pyetën se si ndihet pas sulmeve të tilla, përgjigjja e saj është “nuk e përjetoj personalisht por shumë seriozisht”, për të reflektuar, për të parë se cilat janë kërkesat.
Kishit sinjalizime?
Jo, absolutisht. Kam dëgjuar edhe ata që thanë 10 njerëz që ishin përgatitur. Ju them atyre dhe kujtdo tjetër, gjëja më e lehtë është të veprosh mbi Ministren e Arsimit. Unë prej 2 vjetësh nuk kam as shoqërues. Madje kam ecur edhe një pjesë rruge, se makinën e lashë larg. Ta tejkalojmë. E përsëris edhe njëherë jo personalisht shumë seriozisht.
I kam dëgjuar me vëmendje edhe pse nuk kanë kërkuar takim, por nuk ka pasur një komunikim të munguar me këtë grup. Kishin një lloj dëshire rinore për t’u përshfaqur në këto pamje heroike.
Nuk e kanë lexuar ligjin e arsimit të lartë, nuk kanë lidhje. Nuk kanë lidhje me universitetin, vetëm emrin kanë. Janë shumë larg zgjidhjeve që kërkon sistemi arsimor.
E keni parë videon?
Jo nuk kam të tilla dëshira për të parë të tilla skena. Në moshën e asaj vajze, kam vajzën time.
Çfarë ju tha vajza?
Nuk ka pasur përjetime kaq të dhimbshme. U shqetësua mamaja e moshuar, sigurisht.
Çfarë tha mamaja?
Mamasë iu afrova kur më përqafoi, i thashë se jam bërë më shijshme se kam edhe shijen e salcës.
E kuptuat në momentin e parë se çfarë ishte lënda?
Nuk e kuptova se çfarë ishte, por di që jam çuar fare normalisht, kam ecur qetësisht, në shtëpia, bëra dushin e nevojshëm dhe jam rikthyer në takimin për diplomimin e studentëve të fakultetit juridik. Unë jam sot 50 vjeç dhe jeta nuk ka qenë aq e drejtë as me ne.
Na preket. Po na derdhen lotet vu me keto heroizma bythe.
Po qe ke te drejte ti. Dhe mua psh deri tani salcen nuk e perdorja shpesh nga frika e kimikateve qe ka.. por ka ca dite me eshte bere komponenti me i dashur i tryezes.
Rrespekt, Vertet ju dha me shune kripe ajo Salca,
por Asylantes nga Fieri i dha edhe me shume Turp,
Tregoi Moralin e munguar te saj,dhe te Mamase se
saj qe cpaska heq me kete Vajze,apo edhe Mami si kjo?gjujtese
Mirela Salca ose heroina e salces jam i sigurt se nje dite do te vije te kerkoje falje. Durim.
Femer e peshtire fierake.Yiyyy qelbesire.Kjo kafshe kujton se ka bere heroizem.Kjo ministre eshte e urte,e sjellsheme,me mira dhe jo shtrige si kjo palaco nga fieri.
Na mallengjeve moj Zonja Ministre. Saliu e shkelmosi arsimin, ti e hodhe ne humnere. E dime se cfare ke katranosur deri tani. Turp te te vije, se mesuese ke punuar disa vite. Por zaten e ke mendjen vetem te krehesh floket moj monster e keqe.
Jam me Ministren si institucion! Institucionet duhen respektuar!
Ministrja si individ mund te kete dhe ne fakt ka shume kusure, por institucioni te ruhet i papreshem!
Nuk kam ndonje respekt te vecante per Nikollen, po duhet pranuar se kete situate e tejkaloi me shume finese. Tani do bente mire qe keta rebelet e mesatares 6.2, t’i ftoje ne diskutim e te kerkojne realisht per zgjidhje te problematikes.