Parlamenti Europian ka votuar një rezolutë, e cila i bën thirrje BE-së t’i “përgjigjet betejës së informacionit nga Rusia.” Ky raport ka për qëllim të ndalojë propagandën mediatike ruse, duke e quajtur atë një rrezik për demokracitë perëndimore.
Në dokumentin e hartuar nga një anëtare polake e PE-së, Anna Fotyga, thuhet se qëllimet e Kremlinit janë: “shformi i të vërtetës, provokomi i dyshimeve, ndarje e BE-së nga aleatët amerikano-veriorë, diskreditim i institucioneve të BE-së si edhe nxitje e frikës dhe pasigurisë tek qytetarët e vendeve anëtare.”
Raporti thotë gjithashtu se Moska siguron financim për partitë dhe organizatat opozitare të vendeve të BE-së, duke dëmtuar integritetin brenda bllokut.
Në të njëjtën kohë, Rusia akuzohet për “betejën e informacionit,” ku një sërë mediash ruse, si “Russia Today,” “Sputnik,” “Russkiy Mir,” etj., cilësohen si mjete kërcënuese propagandistike, ndërsa vendosen në të njëjtën listë me organizata terroriste si ISIS.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin, nga ana e tij e ka quajtur një demonstrim të “degradimit politik,” rezolutën e PE-së.
Ai shtoi se, ndërsa “të gjithë përpiqen t’i tregojnë” Rusisë se ç’është demokracia, ligjvënësit europianë vetë i kthehen një politike ndalimesh, “që nuk është mënyra më e mirë” për të zgjidhur problemet.
“Mënyra më e mirë, është dialogu i hapur, nëpërmjet të cilit duhen paraqitur argumente të qarta, të cilat mbështesin këndvështrimet e secilës palë,” tha Putin.
Russia = Djalli vet
Po nuk ke faj ti more Putin fajin e ka populli rus qe eshte aq i nenshtruar sa nuk rron dot pa nje diktator, po ctaksirat kane europianet qe te terrorizohen nga armet e tua berthamore qe ti i kercenon ne cdo rast, cfare po fiton po ndjek rrugen e njohur te diktatoreve te tjere para teje, cfare standarti kane ruset me kaq shume vjet qe i udheheq ti , si e kane mirqenien, kete rruge e kane konsumuar shume kohe dhe te varfer kane ngelur prap, ti more gomar je vetem nje egoist i rrezikshem per boten.
Qar do te thote kontraverse perverse?????
Se nuk e kuptoj
E njejta metode e grekerve kunder shqiptareve
Kontraverse?!Jeni edhe ju viktima te propagandes ruse?Putini hedh me shume Leke se Sorros.
Meqe dokumenti eshte hartuar nga nje polake,ka domethenien dhe rendesine e vet.
Ne vitet 90-te, ne nje udhetim ne nje avion me nje polak,ne bisede e siper per Çeçenien,
me thote,qe “Çeçenia kerkon te pushtoje Rusine”!!!E di ti sa e madhe eshte Çeçenia?-i thash un.
Jo mu pergjigj.Edhe nese Çeçenia lufton me arme dhe Rusia me gure,nuk ka asnje shanc,aq e
vogel eshte Çeçenia.Rasti ne fjale tregon,se deri´ne ç’mase shkon manipulumi njeriut,kur bombardohet
me propaganden ruse.Shpresojm qe rezoluta te zbatohet ne praktike,sepse muzhiket rus nuk demokratizohen
kurre,si popull skllav qe jan.