Dy fëmijë në Gaza, kanë lindur me një anomali të rrallë, pasi ndajnë të njëjtin trup.
Në pamjet e publikuara, tregohen dy binjakët në inkubator, teksa luftojnë për jetën në një spital palestinez.
Sipas mjekut Ayman al-Sahbani, gjendja e tyre është tepër e rrallë, ndonëse ky nuk është rasti i parë në Palestinë. Më herët, në vitin 2010, dy binjakë të tjerë lindën me të njëjtin ç’rregullim, ndërsa u dërguan me urgjencë në Arabinë Saudite për trajtim të specialezuar.
Ndërkohë, binjakët e lindur vetëm një ditë më parë, gjenden ende në spital, ndërsa nuk iu është përcaktuar gjinia. Kjo, pasi në disa raporte ata cilësohen si meshkuj dhe në të tjerë, si femra.