VIDEO/ Në mes të luftës, por "Helmetat e Bardha" gjejnë kohë për... "Sfidën e Manekinëve"

23 Nëntor 2016, 18:33Sociale TEMA

Një video, në të cilën shfaqen anëtarë të “Helmetave të Bardha” në Siri, teksa përfshihen në sfidën e njohur të manekinëve “Mannequin Challenge,” ka shkaktuar mjaft debate në rrjetet sociale.

Ajo është postuar në Facebook nga një media siriane opozitare dhe ka arritur të marrë 200 000 shikime, përpara se të fshihej.

Por, video ka shkaktuar zemërim tek shumë komentues, të cilët kanë hedhur dyshime në lidhje me rolin e grupit vullnetar në Siri, që pak kohë më parë ishte nominuar edhe për çmimin Nobel për paqen.

“Helmetat e Bardha,” janë një grup vullnetar i financuar nga qeveritë e disa vendeve të Europës perëndimore dhe SHBA, të cilët japin ndihmën e parë në zonat e bombarduara në Siri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje