Rikthehet gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin nga vendet e prekura

23 Nëntor 2016, 09:14Sociale TEMA

Rikthehet sërish gripi i shpendëve në Europë, ndërsa Shqipëria ka ndaluar importin nga vendet e prekura.

Lajmi është bërë publik nga Ministria e Bujqësisë e cila njofton se pas vitit 2006 rikthehet në Europë virusi H5N8.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegtimin të shpendëve të egra drejt lagunave.

Për këtë arsye Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalim e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.

Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve, të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur

Në Tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje