Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar së fundi një video, ku zbulon sistemin e ri robotik të mbrojtjes së armëve nukleare.
Gjithçka vjen pas urdhërave të presidentit Vladimir Putin për modernizimin e ushtrisë dhe krijimin e armëve inteligjente, për një luftë të teknologjisë së lartë.
Në video tregohet një operacion stërvitor, për mbrojtjen e pozicioneve të raketave nukleare ndërkontinentale.
Një makineri robotike, e aftë për zbulimin dhe eleminimin e menjëhershëm të personave që shkelin kufirin, shfaqet gjithashtu në video.
Kjo video vjen pasi Rusia shkaktoi frikë tek fqinjët e saj, kur u zbulua se Putin kishte urdhëruar zhvendosjen e raketave nukleare, më pranë kufirit me Europën lindore.
SHBA e quajtën atë një akt provokativ dhe sfidë direkte ndaj sistemit të mbrojtjes nga raketat të NATO-s, si edhe një destabilizim të sigurisë në Europë.
Azia dhe vëndet Arabe rrezikon.
SHpresoj qe nje bombe nukleare ta hani ne b””””” ju gazetaret e Temes
Jeni shume idiote